
Gjiganti danez Leo Pharma hap laborator mjekësor në Izrael

Shumëkombëshja e prodhimeve farmaceutike, Leo Pharma, me qendër në Danimarkë, është në prag të hapjes së një laboratori inovativ në Izrael.

Leo Pharma zhvillon dhe prodhon medikamente për aplikacionet dermatologjike.
Leo Pharma është themeluar në vitin 1908. Kompania ka rreth 5000 punonjës në 61 vende, dhe i marketon prodhimet e saj në të gjithë botën.
Për vitin 2016, Leo Pharma raportoi të ardhura në rreth 1.2 miliardë dollarë.
Laboratorët e Leo Pharma aktualisht operojnë në Kopenhagen, Londër, Paris dhe Toronto.