Shqipëria, Kosova dhe Izraeli në Lojërat Olimpike Dimërore


Në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, të cilat do të zhvillohen në Korenë e Jugut, nga 9 deri më 25 shkurt 2018, marrin pjesë edhe sportistë nga Shqipëria, Kosova dhe Izraeli midis 95 ekipeve nga e gjithë bota.

Izraeli merr pjesë për herë të shtatë në Lojërat Olimpike Dimërore, Shqipëria për herë të katërt dhe Kosova, për herë të parë, pra është debutim historik


Shqipëria përfaqësohet me dy skiatorë: skiatorin e njohur Erjon Tola – hera e tij e katërt në Lojërat Olimpike  – dhe Suela Mëhillin. 31-vjeçari Tola, i cili jeton në Itali(Cervinia), do të marrë pjesë në dy gara: sllallomi gjigant dhe sllallomi, dhe po në këto gara për femra do të marrë pjesë 24-vjeçarja Mëhilli (hera e dytë vlonjaten në Lojërat Olimpike).

Erjon Tola
Suela Mehilli

Albin TahiriKosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe përfaqësohet me 28-vjeçarin Albin Tahiri, në garën e skiimit alpin.

Izraeli përfaqësohet me një ekip prej 10 sportistësh, 7 meshkuj dhe 3 femra, që do të marrën pjesë në 4 gara të ndryshme: skiim alpin, figure skating, skeleton dhe short track.

Oleksii Bychenko (ylli i ekipit),Itamar Biran, Daniel Samohin, Paige Conners / Evgeni Krasnopolsk, Adel Tankova /Ronald Zilberberg, Vladislav Bykanov, Adam Edelman dhe Aimee Buchanan janë sportitët izraelitë, një pjesë e të cilëve jeton jashtë Izraelit.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023