Klosi për mediet izraelite: Brenda 5 vitesh, 60 mijë turistë nga Izraeli


Suksesi i turizmit vitin e kaluar në Shqipëri do të përsëritet me numra sërish në rritje, kësaj radhe falë zgjerimit të ofertës turistike në tregje të reja si Izraeli. Kjo është ajo çfarë ka deklaruar ministri i Turizmit, Blendi Klosi, gjatë një interviste për median izraelite “Passport”.

“Qëllimi ynë është që brenda tre viteve të trefishojmë numrin e turistëve dhe brenda 5 viteve ta  dhjetëfishojmë, gjë që do të thotë 60. 000 turistë izraelitë që do të vizitojnë Shqipërinë. Nuk kemi dyshim se numrat do të ngrihen kur izraelitët të fillojnë të njohin vendin tonë, bregdetin e mrekullueshëm prej 400 km, natyrën që të impresionon me bukuritë e saj, vizitat në vendet historike dhe kulinarinë e veçantë”, tha Klosi.

Ministri ndodhej në një vizitë në këtë shtet për të inauguruar linjën e re ajrore Tiranë-Tel Aviv, e cila do të operojë me dy fluturime në javë duke nisur nga muaji Prill.

I pyetur nga media izraelite mbi mungesat e personelit të sigurimit të IsraAir, Klosi garantoi se ky problem do të zgjidhet, pasi ka vullnet të përbashkët për funksionimin e linjës së re.

“Bisedova dje në panair me ministrin izraelit të turizmit, Jariv Levin dhe patëm një bisedë të mirë e të frytshme, në të cilën ai premtoi se ky problem do të zgjidhet. Ekziston një interes i përbashkët për të dyja palët për promovimin e linjës Tel Aviv- Tiranë-Tel Aviv, që do të ketë ndikim të rëndësishëm në lëmin e turizmit, ekonomisë dhe shoqërisë. Kam besim në palën izraelite dhe shpresoj se hapja e linjës do të jetë një hap përpara në marrëdhëniet Izrael-Shqipëri”, u shpreh Ministri shqiptar i Turizmit.

Më tej, Klosi foli për mundësitë që ofron Shqipëria për turistët, që përfshin edhe çmimet e lira dhe mikpritjen e njerëzve.

A.H./SCAN

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023