Harta globale e rrjeteve sociale, çfarë dominon në Shqipëri për 2018-ën?


Facebook po konfirmohet sërish si rrjeti social më i përhapur në botë, sipas të dhënave të përditësuara deri në fund të janarit 2018. Kjo tendencë përqafohet edhe në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se ka fituar terren edhe në Afrikë, falë përqasjes së lirë që ofron.

Vincenzo Cosenza është një ekspert italian i mediave sociale dhe prej disa vitesh mbledh të dhënat publike të rrjeteve kryesore sociale nëpërmjet platformës Alexa, duke realizuar harta dhe grafikë. Disa ditë më parë ka ofruar një përditësim të të dhënave për median italiane Il Sole 24 ore.

Freskoje veten! edhe n'2018
Freskoje veten! edhe n’2018

Facebook, që ka tejkaluar kufirin e dy miliardë përdoruesve në muaj, është rrjeti social i preferuar në 152 prej 167 vendeve të analizuara, praktikisht në 91% të territoreve të planetit.

Konkurrentët e vërtetë mbeten rrjetet sociale të panjohura në Perëndim, për shembull Odnoklassniki (OK.ru ka 71 milionë përdorues aktivë në muaj) dhe VK (i njohur më parë si VKontakte ka 97 milionë aktivë në muaj. Të dy udhëheqin në shtatë shtete të ish-Bllokut Sovjetik, ndërsa një tjetër rrjet social, përkatësisht QZone në Kinë.

Bën përjashtim veçanërisht situata në Iran, ku për shkak të censurës shtetërore, arrin të aksesohet vetëm Instagram. Duhet të mbahet mend, megjithatë, se në tremujorin e fundit koha e shpenzuar nga përdoruesit në rrjetin social ka rënë ndjeshëm. Ndonëse të dhënat e fitimit janë me rritje dyshifrore, për bizneset, ajo çfarë vihet re është një rënie e përdoruesve. Çdo ditë përdoruesit shpenzojnë 50 milionë orë më pak në Facebook, një ndryshim ky që i atribuohet edhe të ndryshimeve të bëra në News Feed, ku ata shohin njëkohësisht edhe lajmin edhe postimet e miqve të tyre.

Sipas anketimit të kryer nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë në vitin 2015, koha e shpenzuar në internet nga përdoruesit e shpeshtë të internetit ndahet në këtë mënyrë: koha më e madhe shpenzohet në Facebook (49 %), duke vijuar më tej me YouTube (23 %). Sipas anketimit rezulton se në Shqipëri kanë gjetur përdorim të konsiderueshëm edhe tre platformat e reja të komunikimit ndërpersonal dhe të shkëmbimit të përmbajtjes: WhatsApp që zë 11% të kohës së shpenzuar në internet, Viber (8%) dhe Instagram (6%). Koha për leximin e gazetave online zë vetëm 6 %, kurse koha për leximin e blogjeve zë 4%.

Facebook ka pjesën e luanit në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri. Statistikat flasin për një numër përdoruesish që është disa herë më i madh se sa numri i përdoruesve të rrjetit të dytë më popullor në vend Twitter. Shkalla e penetrimit të Facebook në janar të vitit 2015 arrinte në rreth 45% të popullsisë. Numri i përdoruesve të Facebook, arrinte në rreth 1 340 000. Nga këta, rreth 860 000 ishin meshkuj, kurse rrjetet sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare 25 rreth 480 000 femra./Monitor.al/

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023