Dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës në “Yedioth Ahronoth”

Gazeta e madhe izraelite “Yedioth Ahronoth” (versioni në internet, ynet.co.il) i ka kushtuar një artikull.


Gazeta e madhe izraelite “Yedioth Ahronoth” (versioni në internet, ynet.co.il) i ka kushtuar një artikull analitik 10-vjetorit të krijimit të shtetit të Kosovës, ku thekson se “dita e Pavarësisë u festua përfshirë midis të tjerave edhe me një paradë të forcave ushtarake dhe të policisë, si dhe me një pritje shtetërore”, të shoqëruar ndër të tjera edhe me një foto të këngëtares me famë botërore, Rita Ora, nga koncerti i saj në Prishtinë.

“Më 17 shkurt 2008, parlamenti i Kosovës deklaroi Pavarësinë në mënyrë të njëanshme nga Serbia, nëntë vjet pas luftës 78-ditore të NATO-s kundër Serbisë, që i dha fund edhe gjakderdhjes kundër shqiptarëve etnikë”, shkruan gazeta izraelite.

 

117 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e fuqive Perëndimore, ndërsa 80 të tjerë nuk e kanë njohur ende si shtet të pavarur, përfshirë Rusinë dhe Kinën. Gazeta nënvizon faktin se ende nuk e kanë njohur pesë shtete të Bashkimit Europian: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro.

“Ne mësuam të jemi vetvetja, ne i mbijetuam një dekade me sfida, gabime dhe suksese, tani ne jemi gati për udhëtimin tonë drejt së ardhmes, dhe ne i kujtojmë sakrificat që ka bërë populli ynë”, citon citon Ynet.co.il një pasazh nga intervista e Kryeministrit Ramush Haradinaj të dhënë për prestigjiozen amerikane, “Uashington Post”.

“Kosova është vendi më pro-europian, më pro-amerikan dhe më pro-perëndimor në Ballkan. Ne jemi krenar për këtë fakt”, citon gazeta izraelite Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Dekada e dytë e Pavarësisë do të fokusohet në mirëqenien ekonomike të qytetarëve të Kosovës”, citon Ynet.co.il kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023