Apple kalon Zvicrën në shitjen e orëve për tremujorin e katërt 2017


Zvicra nuk është më në qendër të industrisë së prodhimit të orëve, duke mbetur pas një firme të vetme.

Në tremujorin e fundit të 2017-ës, Gjiganti i teknologjisë në Kaliforni, Apple, ka shitur 8 milionë produkte Apple Watch, duke lënë pas 6.8 milionë njësi të shitura nga Zvicra, që është vendi i krijimit të gjigantëve si Tag Heuer, Rolex dhe Breitling.

Kjo shifër është nxitur nga lancimi i serisë së 3 të Apple Watch në Shtator dhe sipas analistëve mund sjellë një ndryshim në këtë treg, pasi blerësit po anojnë gjithnjë e më shumë drejt orëve smart, që mund të kryejnë telefonata, shfaqin vendndodhjen dhe mundësojnë dëgjimin e muzikës.

Megjithatë, për të gjithë 2017-ën, dërgesat prej 24 milionë njësi kalojnë shifrën prej 18 milionë të Apple, gjë që tregon se nuk është shpallur ende fitorja ndaj prodhuesve tradicionalë.

Këtu vihet re rasti i një firme që lë pas një vend të tërë dhe Apple nuk është e para.  Organizatat më të mëdha të biznesit në botë mbiperformojnë në mënyrë të vazhdueshme kombet duke e parë nga të ardhurat nga shitjet.

Organizata jo-Qeveritare në SHBA, Global Justice, tregon në një studim se 69 nga 100 entet kryesore ekonomike në botë janë kompani private.

Firma përfshirë Walmart, Shell dhe Volkswagen kanë kaluar të gjithë vendet më të pasura për 2016-ën, Toyota ka kaluar Indinë, ndërsa British Petroleum del përpara Rusisë dhe Norvegjisë.

Këto të dhëna janë matur në bazë të të ardhurave dhe jo me Produktin e Brendshëm Bruto./SCAN

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023