Shari Arison, femra më e pasur në Izrael, biznesmene dhe filantropiste


Shari Arison është femra më e pasur në Izrael, biznesmene dhe filantropiste e njohur.

Shari Arison është pronare Arison Investments që përfshin disa kompani biznesi, më i madhi në mesin e tyre Banka Hapoalim, Shikun & Binui, Salt of the Earth, Miya, dhe disa organizata filantropike që janë filiale të “The Ted Arison Family Foundation”.

Ish-Presidenti i Izraelit, Shimon Peres me Shari Arison

E lindur në Nju Jork në vitin 1957, Shari Arison, është vajza e Mina Arison Sapir dhe biznesmenit amerikano-izraelit American-Israeli Ted Arison, themelues Carnival Cruise Lines.

Sipas revistës së njohur amerikane, Forbes, Shari Arison, është femra më e pasur në Lindjen Mesme, ka një pasuri aktuale që llogaritet në 5.5 miliardë dollarë.

Shari është izraelitja e katërt më e pasur dhe e 334-në botë.

Shari Arison dhe Papa Françesku

Ajo ishte numri 2 në listën e “miliarderëve të gjelbër” të hartuar nga “Forbes”, ku bejnë pjesë edhe themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin.

Gazeta “The Jerusalem Post” e ka përfshirë Shari Arison si një nga Top 50 hebrenjtë me më influencë (2013, 2014 dhe 2015).

Në vitin 2013, Arison u nderua nga George Mason University me diplomën  the Honorary Doctor of Humane Letters.

Në vitin 2016, Arison mori nga Parlamenti izralit (Knesset) “Medaljen e dritës” (Itur Ha`or) për kontributin e “Ted Arison Family Foundations” për të mbijetuarit e Holokaustit dhe aktivitetin e Shari Arisonit në shoqërinë izraelite dhe shtetin e Izraelit.

Shari Arison është autore e disa librave, ku një ndër më të njohurit është “The Doing Good Model”, një libër udhërrëfyes për biznesmenëtr, liderit dhe punonjësit e të gjitha industrive në botë, për t’u bërë katalizatorë të ndryshimit.

Sipas Shari Arison, libri “The Doing Good Model”, shërben si një urë midis vlerave, njerëzëve dhe strukturave të organizatav në jetën e përditshme.

Grupi Arison Investiments zhvillon aktivitetin e tij në 44 vende në dhe 5 kontinente, portofoli i grupit është i larmishëm përfshin financat, pasurinë e patundshme, infrastrukturën, ujin dhe energjinë e rinovueshme.

The Ted Arison Family Foundation, një organizatë filantropike, e cila udhëhiqet nga Jaso Arison, përfshin Ruach Tova, Essence of Life, All One, Good Deeds Day, Artport Tel-Aviv dhe Goodnet.

Qysh kur është krijuar në vitin 1993 në Izrael, fondacioni ka investuar më shumë se 300 milionë dollarë në çështjet sociale për rreth 1400 organizata.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023