Azrieli Sarona Tower, kulla më e lartë në Izrael: 238 metra, 53 kate


Azrieli Sarona Tower është kulla më e lartë në Izrael. Ndodhet në Tel Aviv. Ka një lartësi prej 238.5 metra dhe numëron 53 kate.

Sa për kuriozitet, ndërtesa e dytë më e lartë është Moshe Aviv Tower, 235 metra e lartë, por ka 68 kate.

Azrieli Sarona Tower i përket Azrieli Group, që ka ndërtuar edhe Azrieli Towers (tre kullat) dhe është kompania më e madhe e rrjetit të qendrave tregtare në Izrael, me 13 të tilla (2.4 miliard dollarë të ardhura në vit).

 

Azrieli Sarona Tower ka një volum sipërfaqesh prej 82.710 metra katrore për zyra dhe 6700 metra katrore për përdorim tregtar. Gjithashtu, midis kateve 33 dhe 37 ka dhe një hotel me 160 dhoma.

Ka shtatë kate të nëndheshme me garazhe, ku mund të parkojnë 1600 makina.

Punimet nisën në vitin 2013 dhe u kompletuan në 2017. Kostoja ishte rreth 430 milionë dollarë.

Në Izrael, ka të paktën 22 kulla nga 44 deri në 68 kate, dhe një numër të konsiderueshëm me 25 deri 40 kate.

DISA NGA KULLAT MË TË LARTA

Azrieli Sarona Tower (Tel Aviv, 238 m- 53 kate)

Moshe Aviv Tower (Ramat Gan, 235 m – 68 kate)

HaShachar Tower (Giv’atayim, 212 m – 54 kate)

Midtown TLV (Tel Aviv, 201 m – 50 kate)

Azrieli Center (Tel Aviv, 187 m – 49 kate)

Azrieli Center Triangular Tower (Tel Aviv, 169 m – 46 kate)

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023