
Daimler Benz investon te startupi izraelit Anagog

Gjiganti gjerman i prodhimit të makinave, “Daimler Benz”, dhe firma sipërmarrëse e kapitalit amerikan, MizMaa Ventures, morën pjesë në një raund financimi për startupin izraelit, Anagog Ltd me qendër në Tel Aviv.
Daimler hapi një qendër kërkimi dhe zhvillimi të Mercedes-Benz në Tel Aviv vitin e kaluar, duke e bërë atë një nga numri gjithnjë e më i madh i firmave shumëkombëshe që, po kërkojnë të përdorin ekspertizën autoteknologjike izraelite, ndërkohë që industria po lëviz drejt veturave autonome.

Anagog ka zhvilluar një softuer që analizon sjelljen e përdoruesit direkt në telefonin celular, duke përdorur sensorë, dhe pastaj parashikon skenarë të ardhshëm në bazë të inteligjencës artificiale.
Vitin e kaluar, Anagog dhe Daimler nisën EQ Ready App, i cili u ndihmon shoferëve të vendosin nëse ka kuptim që ata të kalojnë në teknologjinë e gjelbër të makinave, duke regjistruar udhëtime reale.