
Ambasadori i Shqipërisë, Bardhyl Canaj takon operatorët turistikë izraelitë
Në 13 prill është fluturimi i parë direkt charter Tel Aviv-Tiranë nga kompania ajrore Israir

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ka patur ditët e fundit një takim me përfaqësues të operatorit turistik izraelit, turistik Global Experience & Mona Tours, në prag të nisjes së fluturimit të parë direkt Tel Aviv-Tiranë.
“Takim i suksesshëm me operatorin turistik Global Experience & Mona Tours, i cili ka bërë deri tani 3 prenotime të grupeve turistike izraelite për në Shqipëri. Në 13 prill është fluturimi i parë direkt charter Tel Aviv-Tiranë nga kompania ajrore Israir”, shkruhet në adresën zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Izrael në rrjetin social Twitter.
Ndiq "Izraeli Sot" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret