Paul Packer: Lidhje e mahnitshme mes Shqipërisë, Izraelit dhe Amerikës


Me motivacionin per angazhim te vecante ne ruajtjen e kujteses se Holokaustit dhe mbrojtjen e të vërtetes historike, promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulture të trashëgimisë së popullit amerikan, Kryeministri Edi Rama u ndërua me çmimin për pluralizimin kulturor gjatë vizitës së tij në SHBA.

Cmimi iu akordua nga i emeruari i presidentit trump, kryetari i komisiomitpër Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer, i cili gjatë një ceremonie të posaçme në Shtëpinë e Bardhë shprehu mirënjohjen për kontrbutin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Paul: “Vetëm dje folëm për ndikimin dhe për lidhjen e mahnitshme të Shqipërisë me shtetin e Izraelit, por tani jam gjithashtu i nderuar që jam këtu, jo vetëm për lidhjen midis Shqipërisë dhe Izraelit, por gjithashtu një lidhje midis Amerikës dhe Shqipërisë, sepse janë shumë qytetarë amerikanë që janë shpëtuar nga vendi juaj, kështu që nga ana e Komisionit që përfaqëson Presidentin dua t’ju them faleminderit në emër të Amerikës,” – u shpreh Kryetari i Komisionit Paul Packer.

Gjate fjalës së tij, kryeministri Rama vlerësoi se strehimi dhe shpëtimi i hebrenjeve gjatë luftës se dytë botërore, është një etapë të cilës duhet ti referohemi me krenari, si një shembull për brezat.

Rama: “Është një surprizë e madhe për mua, pasi nuk duhet të isha këtu sot, por duhet të isha duke u kthyer, kështu që jam përsëri shumë i nderuar dhe shumë i përulur për të pranuar këtë veprim të madh nga Presidenti, nga ana juaj dhe nga të gjithë ju! Në të njëjtën kohë, unë besoj shumë fort se kjo faqe e ndritshme e historisë tonë është diçka që duhet ta ruajmë dhe të bëjmë të pamundurën që brezat e ardhshëm të jenë të vetëdijshëm ndaj saj, sepse është një shembull mahnitës dhe një trashëgimi  vërtet fantastike për ne dhe kjo, në një farë mënyre, na formëson ne”

Një falënderim i veçantë iu drejtua Kryeministrit Rama nga një prej pasardhësve të të mbijetuarve në Shqipëri, i cili e përcolli atë përmes historisë së tij personale.

ERTV Live?: Në ceremoninë e marrjes, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PËR PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer ??????

Publié par Edi Rama sur mardi 6 mars 2018

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023