Alona Barkat, presidentja që e bëri Hapoel Beer Sheva kampion në Izrael

Alona Barkat

Në Izrael mund të gjesh nga gjithçka. Kështu që, nuk mund të mungonte edhe një presidente klubi futbolli. Dhe me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ja vlen t’i bësh një portret asaj.

Alona Barkat është pronarja e Hapoel Beer Sheva, ekipit të futbollit që përfaqëson qytetin izraelit më të njëjtin emër.

Nën drejtimin e Barkat, Hapoel Beer Sheva u transformua nga një ekip modest në vështirësi financiare, në një prej klubeve kryesore në futbollin izraelit.

Me mijëra tifozë dhe me dy kampionate të fituara në dy sezonet e fundit, Hapoel Beer Sheva provoi se gjithçka është e mundur.

Po cila është biznesmenia 49-vjeçare Alona Barkat?

Barkat u lind dhe u rrit në Ashkelon, një qytet i njohur në Izrael, ndërsa më pas, familja e saj u transferua në Jeruzalem. Pasi kreu shërbimin e detyruar ushtarak, ajo diplomua për histori në Universtetin Hebraik të Jeruzalemit.

Gjatë studimeve ajo u njoh me bashkëshortin e ardhshëm, Eli Barkat, atëherë një studet për Matematikë dhe Shkenca Kompjuterike. Eli Barkat është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Jeruzalemit, Nir Barkat.

Për tetë vjet, 1996-2004, Alona dhe bashkëshorti i saj, jetuan në SHBA, së bashku edhe Nir Barkat, ku investuan në kompaninë Check Point, si dhe dy fonde “Venturë Capital”, BRM dhe INV. Barkat financoi disa projekte sociale, dhe ishte aktive në organizatat e hebrenjve të Amrikës, AIPAC dhe “Federata e Hebrenjve” të San Françiskos.

Në vitin 2004, ajo u kthye në Izrael me familjen e saj. Marrëdhënietr me biznesmenin Lonnie Herzikovic, asokohe pronari i ekipit të futbollit, Maccabi Tel Aviv, e udhëhoqi të konsideronte pjesëmarrjen te Maccabi.

Ishte CEO i Fondacionit Rashi, Eli Alaluf, që e bindi atë të blinte klubin e futbollit, Hapoel Beer Sheva, që asokohe luante në kategorinë e dytë.

Alona Barkat e bleu klubin në verën e vitit 2007, nga pronari i mëparshëm Eli Zino, duke u bërë kështu femra e parë në Izrael që zotëronte një klub futbolli.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, është një tifoz i hershëm i Hapoel Beer Sheva.

Gjatë presidencës së Alona Barkat, Hapoel Beer Sheva ka fituar dy kampionate, 2 Super Kupa të Izraelit, një Kupë të Izraelit dhe një Toto Cup.

 

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023