Nuk ka shumëkombëshe sot që nuk është përfshirë në teknologjinë e lartë izraelite


Në ditët e sotme, nuk ka kompani shumëkombëshe që mund të shpërfillë teknologjinë izraelite”.

Kjo është deklarata e David Brodet, Kryetar i Bankës Leumi qëndër në Izrael, e bërë gjatë një konference mbi teknologjinë në Nju Jork, e cila është organizuar nga portali ekonomik izraelit, Calcalist.co.il, më bashkëpunim me Bankën Leumi dhe Ministrinë izraelite të Jeruzalemit dhe Trashëgimisë. Në konferencë marrin pjesë shumë përfaqësues të sektorit të teknologjisë izraelite.

Nju Jorku është një qytet me një ekosistem të begatë të startupeve e që po fillon të konkurrojë me atë të Silicon Valley, sipas izraelites Calcalistech.com.

“Sot Izraeli është pozicionuar si një central elektrik teknologjik.  Gjigantët globalë nga çdo sektor nuk mund t’ia lejojnë më vetes që të mos përfshihen në teknologjinë izraelite – duke hapur qëndra për “Kërkim dhe zhvillim” (R&D) ose duke investuar në satupe premtuese. Kjo është e dukshme në sasinë e investimeve të huaja direkte, të cilat rriten çdo vit” shtoi Brodet, duke iu referuar edhe në numrit në rritje të kompanive izraelite të blera nga shumëkombëshet.

David Brodet, Kryetar i Bankës Leumi qëndër në Izrael

Kryetari i Bankës Leumi, theksoi se edhe arabët me nënshtetësi izraelite, si dhe hebrenjtë ortodoksë, duhet të inkurajohen të rrisin pjesëmarrjen e tyre në startupet izraelite.

E themeluar 116 vjet më parë, në vitin 1902, sot, Banka Leumi është banka më e madhe e Izraelit (nga totali i aseteve deri më 2015), me zyra jashtë shtetit në Luksemburg, SHBA, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar, Meksika, Uruguai, Rumania, Jersey dhe Kinë.

/Izraeli Sot/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023