
Kongresi Botëror i Hebrenjve mbledh në Izrael liderit e diasporës

Kongresi Botëror i Hebrenjve – The World Jewish Congress – ka mbledhur në Izrael udhëheqës të komuniteteve hebraike nga 40 vende të ndryshme, me një mision special për të fuqizuar marrëdhëniet Diaspora-Izrael me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit.
Presidenti i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Ronald S. Lauder, foli gjatë ceremonisë së hapjes për lidhjet e natyrshme midis hebrenjve dhe Izraelit.
Naftali Bennet, ministri izraelit i Çështjeve të Diasporës, foli për vitalitetin e diasporës hebraike, si kontribuues i rëndësishëm për Shtetin e Izraelit.