Filantropisti izraelit Eitan Wertheimer: Risitë e UK Albania Tech Hub

Inovacioni cilësohet kushti numër një për perspektivën ekonomike të një vendi


Zhvillimi ekonomik i një vendi mund të vijë nga një grupim sipërmarrjesh që sjellin risi në treg. Me këtë filozofi, nën modelin izraelit është ngritur “UK Albania Tech Hub”. Një program që synon të mbështesë sipërmarrjet inovatore në fushën e teknologjisë.

Në një takim të zhvilluar në Tiranë nga Ambasada Britanike, u prezantuan 6 kompanitë e para të përzgjedhura nga programi, mes të cilave është BusinessMag Albania. Nga 23 kompani që kanë shprehur interes vitin e kaluar, janë përzgjedhur BusinessMag Albania, EasyPay, AltroPost, Green Leaf, Almotech dhe Dentem.

Ambasadori Britanik në Tiranë, Dinkan Norman

Ambasadori Britanik në Tiranë, Dinkan Norman tha gjatë takimit se, “ky program është një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë dhe Britaninë dhe duhet konsideruar si potencial zhvillimi për bizneset dhe marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Filantropisti izaelit, Eitan Wertheimer

Në një prani të gjerë të sipërmarrjeve të teknologjisë, filantropisti izraelit Eitan Wertheimer, i cili ka mbështetur UK Israel Tech Hub, e tani edhe UK Albania Tech Hub, vuri në dukje rëndësinë e sipërmarrjes në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

“Ne duam të krijojmë një model, me sipërmarrës si ekosistemi i sipërmarrjes së re, ngritur në Izrael. Japonia në vitin 1945 kontrollohej totalisht nga 7 familje. Rreth viteve ‘50-‘70, ishin 100 sipërmarrësit e rinj që ndryshuan Japoninë. Një prej tyre është kompania “Sony”. Ata e bënë Japoninë, atë që është sot. Në Indi deri në vitin 1992, kishte një ekonomi të mbyllur. Nuk mund të importonit dhe të eksportonit atje. Gjithçka ishte e brendshme. Me t’u hapur dyert, pati të njëjtin fenomen si në Japoni. Ata kishin rreth 8-9 familje më para mes tyre “Tata”. Pas kësaj, pati rreth 100 sipërmarrës që ndryshuan Indinë”, tha Wertheimer gjatë fjalës së tij.

Inovacioni cilësohet kushti numër një për perspektivën ekonomike të një vendi. “Dixhitalizmi mund të transformojë perspektivën e sipërmarrjeve dhe individëve”, sipas Wertheimer. Sipërmarrja në një vend të vogël si Israeli, dhe vizitat disa herë në Shqipëri, bashkë me mikun e tij Tonny Blair, e kanë bërë Eitan Wertheimer, të njohë problemet ekonomike të Shqipërisë, e të identifikojë një mundësi kyçe mbështetjeje.

Para sipërmarrësve të IT Ithan tha se, “Portreti i parë për të cilin mendoj, është të krijohen 100 sipërmarrësit e parë që mund të sjellën Shqipërinë gjeneratën e revolucionit industrial, që t’i sjellin sukses vendit”. Rregullat janë shumë të thjeshta, sipas tij, “nëse nuk eksportoni të mirat tuaja, ju nuk i mbani njerëzit, i humbisni, i eksportoni. Kur eskportoni të mira, në fakt po eksportoni papunësinë tuaj. Nëse shikoni disa makina japoneze në rrugët tuaja, kjo do të thotë se dy punonjës në Japoni, kanë eksportuar papunësinë e tyre duke ju shitur juve”.

Çdonjëri duhet të krijojë të njëjtën histori për vendin, sipas tij. “Kjo kërkon kohë për të kultuar se si, kur dukhet bërë, dhe çfarë nuk duhet bërë, por është si gjithçka tjetër” thotë Eitan.

Revolucioni më i madh po orientohet drejt telefonave dhe teknologjisë, dhe sipas tij, është duke krijuar dhe do të krijojë shumë probleme, por edhe mundësi në të njëjtën kohë.

E vetmja gjë që njerëzit duhet të bëjnë është të gjejnë një konsumator të lumtur. Nëse konsumatori nuk është i lumtur, nuk do të zgjasë shumë, sipas Wertheimer. Rregulla e parë në biznes, sipas tij, është, “nëse fle në dysheme, nuk bie nga krevati”. Rregulla e dytë bazohet tek familja dhe vlen edhe për biznesin, “Kur nëna nuk është e lumtur, askush nuk është i lumtur”./Business Magazine/

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023