Linja direkte Tel Aviv-Tiranë, operatorët izraelitë lançojnë programet turistike në Shqipëri

“Një turne unik i organizuar në Shqipëri – Një shtet i ndryshëm në Ballkan!” Programi i plotë


Related Posts

“Një turne unik i organizuar në Shqipëri – Një shtet i ndryshëm në Ballkan!”, kështu shkruan portali turistik izraelit, Baligam.co.il, në faqen e tij, programi i të cilit është publikuar në gjuhë shqipe në faqen zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Izrael.

Një turne unik dhe i përsosur i organizuar për 6 netë dhe 7 ditë të plota dhe magjike në Shqipëri me half board, një guide e mahnitshme, liqene mahnitëse, qytete me plazhe të mrekullueshme dhe qasje në vendet më ekskluzive vetem 799 Euro.

Datat e udhetimeve:
30/5-6/6
13-20/6
20-27/6
27/6-4/7
4-11/7
Fluturimi nga Aeroporti Ben-Gurion të mërkurën në orën 08:00, duke zbritur në Shqipëri në orën 09:30
Kthimi: Nga Tirana natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës në orën 00:30, duke zbritur në aeroportin Ben-Gurion në orën 04:00 (të mërkurën në mëngjes)

Dita 1: Tel Aviv – Shqipëri
Ne do të takohemi në Aeroportin Ndërkombëtar të Ben-Gurionit për një fluturim të drejtpërdrejtë në Shqipëri, të cilin banorët e saj e quajnë Toka e Shqiponjave. Ne do të zbresim në aeroportin ndërkombëtar me emrin Nënë Tereza, gruaja shqiptare me e famshme në botë. Pas uljes, do të bëjmë një turne në Durrës, qyteti i dytë më i madh në vend dhe porti kryesor i Shqipërisë. Ne do të bëjmë një shëtitje në këmbë në qytetin e vjetër ku gjendet amfiteatri romak dhe shëtitje përgjatë shëtitores bregdetare të Adriatikut. Në fund të tourit, do të vazhdojmë në hotelin tonë në zonë, ku do të qëndrojmë për netët e ardhshme.

Dita 2: Apollonia – kalimi i Qafes se Llogarase
Pas mëngjesit, do të bëjmë një tour në Apolloni, një koloni greke e quajtur sipas Perendise Apollo, me mbetjet e tij mbresëlënëse ende në këmbë. Do të vizitojmë agora (sheshin e tregut),  tempujt dhe do të dëgjojmë për Akademine ku nder te tjere kane studiuar Oktaviano e Agrippa.
Më pas, ne do të vazhdojmë me makinë drejt Rezervatit Natyror të Llogarasë përgjatë kalimit te te cilit, ofrohet nje peizazh fantastik i bregdetit shqiptar. Ne do të arrijmë në Vlorë, një qytet bregdetar në brigjet e një gjiri simpatik, i cili është kufiri midis detit  Adriatik në veri dhe detit Jon në jug. Ne do të vizitojmë Sheshin e Pavarësisë, pasi ketu u be shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912. Ne do të shkojme ne kodrën Kuzum-Baba, e cila ofron një panorama shume te bukur të qytetit. Në fund të tourit, ne do të kthehemi në hotelin tonë.

Dita 3: Berati ‘Qyteti i nje mbi nje dritareve’ – Kanionet e Osumit
Pas mëngjesit dhe largimit nga hoteli, do bejme një vizitë në qytetin e Beratit. Do të fillojmë me një pamje nga lartësitë e kalasë së lashtë qe ofron nje peisazh shume te bukur te shtepive dhe qytetit. Ne do të vazhdojmë tourin nëpër rrugicat e kalase, shtëpitë tradicionale të të cilit janë ndërtuar prej guri, ballkone lundruese dhe me shumë dritare – te cilat i dhane qytetit pseudonimin ‘qyteti i nje mbi nje dritareve’. Ne do të vizitojmë varrin e Mesise së rremë Shabbatai Zvi, i cili besohet të jetë në Berat.
Pas tourit, do të largohemi nga qyteti dhe do të udhëtojmë në luginën e lumit Osum, nje nga lumenjtë kryesorë të jugut të vendit. Do të admirojmë malet që rrethojnë luginën dhe do te shohim fermerët që kultivojnë fushat e tyre duke përdorur metoda tradicionale. Do të ndalemi për një vëzhgim në kanionin e thellë, ku lumi gjendet i fshehur mes shkëmbinjve Me pas do të vazhdojmë rrugën per në hotel.

Dita 4: Burimi i Syrit te Kalter – Saranda – Riviera Shqiptare
Pas mëngjesit, do shkojme drejt Rivierës Shqiptare. Në rrugën tonë do të vizitojmë Syrin e Kaltër – një burim unik që është bërë një vendpushim spektakolar. Nëse është e mundur, do të ndalojmë të lahemi në ujin e freskët. Ne pjesen e dytë te ditës do të vizitojmë qytetin turistik të Sarandës, i cili ndodhet 15 kilometra nga brigjet e ishullit grek të Korfuzit dhe është baza për pushuesit përgjatë vijës bregdetare të detit Jon, duke tërhequr një fluks në rritje turistësh. Ne do të lëmë kohë të lirë për pushim në plazh dhe në fund të vizitës sonë do shkojme ne hotel në hotelin tonë.

Dita 5: Gjirokaster
Pas mengjesit dhe check-out, le të marrin disa informacione lidhur me Gjirokastren, një nga qytetet më të rëndësishme në Shqipëri, ku kane lindur dy nga figurat me të rëndësishme të vendit: diktatori Enver Hoxha dhe shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare. Duke ecur neper rrugicat me shtepite e lashta prej guri, ne do të vizitojmë pazarin lokal dhe shtëpinë e Enver Hoxhës, diktatorit komunist që sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20, dhe do degjojme për bëmat gjate pushtetit te tij.
Pas tourit te Gjirokastres do te nisemi drejt kryeqytetit Tiranes dhe gjate rrugës, do të ndalemi për të vizituar një nga dhjetëra e mijëra bunkerët e shpërndarë në Shqipëri. Këta bunkerë janë dëshmi për paranoje e sundimtarit tiranik Hoxha, i cili e përgatiti vendin e tij për një pushtim imagjinar nga fuqitë. Në fund të vizitës, do të vazhdojmë rrugën tonë drejt Tiranës, ku edhe do të qëndrojmë.

Dita 6: Kalaja e Krujes – Kalaja e Rozafes – Liqeni i Shkodrës
Pas mëngjesit, do te drejtohemi drejt veriut, drejt liqenit të Shkodrës. Në rrugën tonë, do të ndalemi në kalane e Krujës, kryeqyteti historik të Shqipërisë, ku heroi kombëtar Skënderbeu udhehoqi shqiptaret kundër Perandorisë Osmane për më shumë se 40 vjet. Do te vizitojme Muzeun e Skënderbeut, Kështjellën mesjetare dhe do te shëtisim në tregun tradicional.
Do të vazhdojmë në veri dhe gjate rrugës tonë do të ndalemi në qytetin e Lezhës, ku do të vizitojmë mausoleumin e Skënderbeut dhe do të plotësojmë informacionin rreth heroit kombëtar te Shqiperise që është i dukshëm për ne nga pothuajse çdo cep. Pastaj do të vizitojmë kalane e Rozafës, e cila dominon Liqenin e Shkodrës, liqen që Shqipëria e ndan me fqinjin e saj verior, Malin e Zi. Do të vazhdojmë në një tour të qytetit të Shkodrës, pranë liqenit, dhe në fund të tourit do të kthehemi në hotelin tonë.

Dita 7: Tirana – Tel Aviv
Dita e fundit e udhëtimit tonë në Shqipërinë e magjishme. Pas mëngjesit dhe largimit nga hoteli, do të bëjmë vizitojme qytetin e gjallë dhe në zhvillim. Do te shohim qendrën historike, ku ndërtesat osmane, italiane, komuniste dhe bashkëkohore janë të vendosura krah për krah. Do të vizitojmë Muzeun Kombëtar, xhaminë e lashtë dhe Bllokun – vendbanimin e elitës sunduese në epokën komuniste, e cila është bërë qendër e natës dhe argëtimit të kryeqytetit.
Në fund të tourit, do të shkojmë në një nga qendrat kryesore tregtare te zonës se Tiranës, për blerjet e fundit përpara fluturimit. Pas vizitës, do të vazhdojmë per në Aeroportin Ndërkombëtar të Nënë Terezës për një fluturim direct per në Tel Aviv.

Çmimi përfshin:
• Fluturime Tel Aviv – Tiranë
• Një autobus turistik te rehatshëm dhe me ajër të kondicionuar
• Akomodimi në hotele me një vlerësim të mirë turistik
• Një guide turistike izraelit nga ekipi i Tourit Eshet.
• Vaktet – half board: gjithsej 6 mengjese + 6 dreka ose darka

Çmimi nuk përfshin:
• Siguracionin
• Shpenzimet personale
• Taksa e akomodimit (ku është e mundur – pagesa direkt në hotel)
• Këshillë për instruktorin izraelit (është e zakonshme të japësh 4 euro për person në ditë)

https://www.baligam.co.il/products/vac-org-albania

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023