Amerikanët e Broadridge blejnë startupin izraelit ActivePath

Kjo ishte blerja e parë në Izrael e kompanisë me qendër në Nju Jork, e cila ka një fond prej 4 miliardë dollarësh


Kompania amerikane e teknologjisë financiare (fintech), Broadridge Financial Solutions, Inc. Bleu startupin izraelit ActivePath, me qendër në Tel Aviv.

Kjo ishte blerja e parë në Izrael e kompanisë me qendër në Nju Jork, e cila ka një fond prej 4 miliardë dollarësh, shkruan “Times of Israel”.

“Ideja është të investojmë dhe të ndërtojmë teknologjinë për të cilën po punojnë, por gjithashtu të vazhdojmë të investojmë dhe të rritemi në tregun izraelit”, tha Rob Krugman, shefi i dixhitalizimit  në Broadridge në një intervistë telefonike për gazetën online izraelite.

Broadridge ndihmon ndërmarrjet të kalojnë ndërveprimet e tyre me klientët në format dixhitale të komunikimit – faturat dhe deklaratat bankare, për shembull – nga metodat tradicionale të printimit.


Lexo edhe këto


Firma amerikane u shërben rreth 5,000 klientëve globalisht dhe mundëson rreth 5 miliardë komunikime në vit midis kompanive dhe klientëve të tyre.

Ekipi i ActivePath

ActivePath – e themeluar në vitin 2013 nga Avi Weiss-  ka zhvilluar një softuer që u mundëson kompanive, duke përfshirë bankat, agjentët, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe faturuesit e tjerë për të arritur klientët e tyre në të gjitha llojet e pajisjeve dhe përmes një sërë kanalesh si email, mesazhe tekstesh, media sociale dhe chatbots, në mënyrë të sigurt.

Broadridge tani do të integrojë softuerin e zhvilluar nga kompania izraelite në platformat e saj, por gjithashtu do të ndërtojë ekipin lokal për të zhvilluar produkte të tjera për kompaninë.

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023