
Australi, deputeti: Të kërkojmë falje që nuk i ndihmuam hebrenjtë gjatë Holokaustit
Ligjvënësi tha se refuzimi i Australisë në vitin 1938 kontribuoi në numrin e madh të vdekjeve të hebrenjve gjatë Holokaustit

Një ligjvënës australian ka propozuar një mocion në parlament që do të detyronte qeverinë të kërkonte falje për dështimin e saj për të ndihmuar refugjatët hebrenj në vitet që çuan drejt Holokaustit.
“Qeveria e kombit tonë i ktheu shpinën miqve tanë hebrenj në kohën e që ata kishin nevojë për ne. Parlamenti ynë nuk tha asgjë”, tha Stuart Robert parlamentit në një sesion të veçantë, australianes sipas News 9.
Ai tha se, refuzimi i Australisë për të pranuar refugjatët hebrenj nga Evropa në vitin 1938 kontribuoi në numrin e madh të vdekjeve të hebrenjve gjatë Holokaustit.
Sipas, “Times of Israel”, parlamenti australian do të debatojë çështjen rreth faljes në një datë të mëvonshme.