Mbillen 70 pemë, krijohet Parku i Miqësisë Shqipëri-Izrael


Dita e Pavarësisë së Izraelit në Tiranë u festua me përurimin e kopshtit të miqësisë Shqipëri-Izrael, ku Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Izraelit mbollën 70 fidanë të rinj, në shenjë miqësie mes dy popujve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin dhe kryetarja e grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti, iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve dhe zbuluan një pllakatë në shenjë përkujtimi.

Teksa uroi Ditën e Pavarësisë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues dhe tregues se kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. “Përkujtojmë në mënyrë shumë origjinale 70-vjetorin e kombit të Izraelit dhe për këdo që e ka vizituar e ka parë se si kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Edhe nga një tokë në shkretëtirë, mund të bëjnë një histori suksesi. Për ne shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues. Nuk kish mënyrë më të bukur për ta festuar 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, se sa duke mbjellë 70 pemë”, tha Veliaj.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe grupin e miqësisë Izrael-Shqipëri për kujdesin e treguar në kremtimin e kësaj feste, ndërsa theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve tona, në shenjë edhe të miqësisë mes dy popujve, do vazhdojë me projekte konkrete. “Para se të fillojmë vitin e ri shkollor, do të rinovojmë me bashkinë një nga shkollat e Tiranës dhe gjithashtu, vendosëm të rreshtohemi në krah të bashkisë në përpjekjen për ta bërë këtë qytet më të gjelbër, duke mbjellë 70 pemë sot”, tha ambasadori.

Veliaj nënvizoi se teksa Shqipëria nis një fazë të re të integrimit në familjen europiane, nevojitet një angazhim dhe energji e përbashkët për të vijuar progresin dhe zhvillimin e vendit. “Teksa përgatitemi për një fazë të re të integrimit të Shqipërisë në BE, ajo që kemi kuptuar është që nën shembullin e Izraelit, po të bëhemi bashkë dhe të punojmë për një qëllim, mund të bëjmë çudira dhe nga situata që kemi trashëguar në vendin tonë. Sot jemi shërbëtorë dhe administratorë të kësaj cope të atdheut dhe mundohemi që të gjithë të fokusuar në një qëllim, të kemi energji të përbashkët për progres, për modernizim dhe zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh Veliaj, duke vlerësuar nismën e Ambasadës së Izraelit për mbjelljen e pemëve.

70 pemë në Parkun e Miqësisë Shqipëri-Izrael te Liqeni Artificial

Nuk ka mënyrë më të bukur për ta festuar 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, se sa duke mbjellë 70 pemë. ?? Ajo që kemi kuptuar është që nën shembullin e Izraelit, po të bëhemi bashkë dhe të punojmë për një qëllim,?‍?‍?‍? mund të bëjmë çudira dhe nga situata që kemi trashëguar në vendin tonë. ??

Publiée par Erion Veliaj sur Jeudi 19 avril 2018

Kryebashkiaku tha se mbrojtja që populli shqiptar tregoi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj popullit të Izraelit na bën krenar dhe apeloi që edhe brezat e ardhshëm të investohen më tej në forcimin e frymës së tolerancës dhe të miqësisë. “Si një qytet me shumë besime të ndryshme dhe me harmoni të paprecedentë, ndihemi krenarë që kemi qenë një nga gurët e themelit të kësaj miqësie speciale. Uroj shumë që gjeneratat e reja do të investohen në çdo qytet, shkollë, klasë, në çdo biznes, sipërmarrje, në çdo libër, që kjo miqësi e fortë të bëhet akoma më e fortë në të ardhmen”, u shpreh Veliaj.

Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, Bashkia e Tiranës do të shtojë bashkëpunimin me Jeruzalemin dhe disa qytete të Izraelit në fushën e inovacionit dhe zhvillimit të bujqësisë.

 

Blerina Gjylameti, kryetare e grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, theksoi se kjo miqësi e lidhur në një moment shumë të vështirë për popullin hebre, ka ardhur gjithnjë e duke u forcuar. “Ajo që duam është të shkëmbejmë një eksperiencë, e cila do të vazhdojë sidomos në fushat e inovacionit, teknologjisë apo edhe të agroteknologjisë, që do të na shërbejë shumë. Besoj që do t’ia dalim që edhe Tiranën ta bëjmë një vend shumë herë më të mirë nga ai që ka qenë. Kjo është ajo që na ka bashkuar gjithmonë, jo vetëm sot për sot, por të ndërtojmë një Shqipëri që të jemi krenar edhe nesër kur fëmijët tanë të jenë më të rritur”, tha Gjylameti.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023