Turizmi izraelit, 25% më shumë në vitin 2018, drejt një rekordi të ri

1.36 milionë turistë hynë në Izrael në janar-prill 2018. Vitin e kaluar u vendos edhe numri rekord, prej 3.6 milion turistë


1.36 milionë turistë hynë në Izrael në janar-prill 2018, 25% më shumë se në periudhën korresponduese të vitit të kaluar.

Vitin e kaluar u vendos edhe numri rekord, prej 3.6 milion turistë.

Ministria e Turizmit ka në plan të rritë numrin e turistëve këtë vit me anë të përpjekjeve të marketingut në shkallë të gjerë.


Bëj "like" dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com
Bëj “like” dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com

408,000 turistë hynë në Izrael në prill 2018, 17% më shumë se në prill 2017, kur 350,000 vizituan Izraelin.

238,000 nga 408,000 turistë në prill, më shumë se gjysma, erdhën nga Evropa, veçanërisht Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe. Në kuadër të përgatitjeve për garën çiklistike “Giro d’Italia”, numri i vizitorëve nga Italia në prill ishte 15,000, 48% më shumë se në prill të vitit të kaluar.

Ministria e Turizmit thotë se të ardhurat nga turistët në prill tejkaluan 2.1 miliardë shekel ose rreth 587 milionë dollarë.

105,000 turistë erdhën nga Amerika e Veriut, duke përfshirë mbi 80,000 nga SHBA, 16% më shumë se vitin e kaluar. 14,000 turistë erdhën nga Amerika Qendrore dhe Jugore, 41% më shumë se në prill 2017.

Pothuajse 18,000 turistë erdhën nga Polonia një nga vendet e përmendura nga Ministria e Turizmit si një objektiv. Ky numër turistësh ishte 146% më shumë se vitin e kaluar.

Numri i vizitorëve nga vendet aziatike arrin vetëm 35,700, ende një numër shumë i ulët, por 32% më shumë se në vitin paraprak. Më pak se 10,000 turistë vizituan nga Kina në prill, një rritje prej 24%. Prania e Air India gjithashtu ka dhënë efekt. 9,400 turistë indianë erdhën në prill, një rritje prej 45%.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023