
Paraguai do të hapë ambasadën e tij në Jeruzalem
Shteti nga Amerika e Jugut bëhet vendi i tretë që zhvendos ambasadën pas Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës

Paraguai do të hapë ambasadën e tij të re në Jeruzalem javën e ardhshme, në një ceremoni ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i vendit nga Amerika e Jugut, Horacio Cartes, si dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Paraguai do të jetë kështu vendi i tretë për të lëvizur ambasadën e saj në Jeruzalem, pas Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës që i hapën ambasadat e tyre në kryeqytetin izraelit këtë javë.