Gëzuar Festën e Shavuot – Hag Shavuot Sameah!

Sot nis një tjetër festë e popullit hebre: Hag Shavuot, e cila përkujton përvjetorin e ditës kur Perëndia i dha Toran – Biblën hebraike – popullit të Izraelit të mbledhur në Malin e Sinait


Sot nis një tjetër festë e popullit hebre: Hag Shavuot, e cila përkujton përvjetorin e ditës kur Perëndia i dha Toran – Biblën hebraike – popullit të Izraelit të mbledhur në Malin e Sinait, pikërisht shtatë javë pas eksodit të popullit hebre nga Egjipti. Kjo është festa e dytë nga tre festat e pelegrinazhit, përkrah Pesach dhe Sukkot.

Shavuot festohet në ditën e 6-të të muajit Sivan sipas kalendarit hebraike, pra në fund të majit ose në fillim të qershorit. Këtë vit ajo festohet midis perëndimit të diellit, ditën e shtunë më 19 maj dhe rënies së natës, të dielën e datës 20 maj.

Shavuot do të thotë “javët” dhe festohet saktësisht shtatë javë pas ditës së parë të Pesach, e cila shënon edhe “eksodin” e popullit hebre nga Egjipti, ku u mbajt skllav për disa shekuj.

Gjithashtu ky komunitet gjatë Shavuotëve ka një ritual ku burrat dhe djemtë nxjerrin Toran jashtë sinagogave, djemtë e rinj e mbartin në duar Toran dhe i bien përqark sinagoges shtatë herë si akt për të simbolizuar ditën kur Perëndia u dha Toran bijve të Izraelit.

Ditën e shtunë, pra sot, lutjeve festive dhe të ngrënave, shumë njerëz mund të ndjekin traditën e qëndrimit zgjuar gjatë gjithë natës dhe të studiojnë tekste fetare dhe në mëngjes të thonë lutje që shprehin entuziazmion e popullit hebre për marrjen e Toras.

Shumë sinagoga dhe jeshivot (shkolla hebraike ku studiohet Tora), organizojnë mësime speciale gjatë natës së Shavuot. Ne Jeruzalem, është i njohur zakoni që njerëzit shkojnë në Murin e Lotëve (Murin Perëndimor të Jeruzalemit), ku lutjet shoqërohen me këngë dhe valle. Gjatë festës së Shavuot lexohen himne she shkrime speciale, përfshirë Librin e Rutit (Sefer shel Ruth)

Shavuot është e lidhur edhe me të korrat. Në kohët e lashta, korrjen e elbit e kryenin gjatë periudhës së Pesahut, kurse grurin e korrnin gjatë festës së Shavuot.

Produktet e bulmetit janë produktet kryesore që janë konsumuar gjatë kësaj feste duke gatuar edhe ushqime të veçanta nga këto produkte sic është gatimi i “Malit të Sinait” nga komuniteti sefaradik.

Shumë komunitete ruajnë dhe zakonin e dekorimit të sinagogave me pemë jeshile dhe lule.

Njerëzit përshëndesin njëri-tjetrin: Hag Shavuot Sameach – Gëzuar Festën e Shavuot!

 

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023