Shqipëri-Izrael, ministrja Xhaçka: Të gatshëm për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes
Vizita e parë e një ministri shqiptar të Mbrojtjes në Izrael. Xhaçka pritet me një ceremonie zyrtare nga homologu izraelit Avigdor Liberman.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka zhvilloi një vizite zyrtare dy ditore ne Izrael, e para vizitë e një ministri mbrojtjeje te Shqipërisë ne këtë vend.
Në Tel Aviv, ministrja Xhaçka përmes një ceremonie zyrtare nga Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman.
Në takimin me homologun e saj izraelit, ministrja Xhaçka i konsideroi si të një rëndësie të veçantë marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Nga ana e tij ministri Liberman vlerësoi rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor dhe u shpreh se dy vendet ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Izrael.
Ministrja Xhaçka e cilësoi Izraelin si një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.
Ministrja Xhaçka ftoi homologun e saj izraelit për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe Mbrojtjes, edhe për Qendrën e Ekselencës së NATO-s për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë.
Temë e takimit mes dy zyrtarëve të lartë ishte edhe siguria kibernetike, industria ushtarake si dhe një projekt i afërt për shkëmbimin e modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak.
Ministrja e Mbrojtjes u takua edhe me zyrtarë të Drejtorisë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit të Mbrojtjes (SIBAT).
Në Jerusalem, ministrja Xhaçka zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë si dhe bëri homazhe e vendosi kurorë me lule në “Yad Vashem”, Memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit.