
Gjiganti japonez Canon blen izraeliten BriefCam
BriefCam është furnitori kryesor për zgjidhet e Video Synopsis e Deep Learning

Shumëkombëshja japoneze, Canon Inc, lider botëror në zgjidhjet e imazheve digjitale, bleu kompaninë izraelite, BriefCam.
BriefCam është furnitori kryesor për zgjidhet e Video Synopsis e Deep Learning, për shpejtësinë e vizualimit dhe kërkimit të videove, alarmeve në kohë reale dhe analizave të videove.
Kompania është themeluar në vitin 2007, mbi bazën e teknologjisë Video Synopsis të zhvilluar nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit.
Kompania me qendër në Modi’in, kohët e fundit ka lançuar BriefCam v5, teknologjinë revolucionare të analizës së përmbajtjes së videos, e cila e bën sistemin e survejimit të besueshëm, efikas dhe të sigurt.