Izraeli, Shqipëria dhe Kosova bashkë në Kampionatin Mesdhetar të Atletikës

Garat U-23 u zhvilluan në Jesolo të Italisë. Izraeli grumbulloi 3 medalje, 1 ari


Izraeli (8 sportistë), Shqipëria (1) dhe Kosova (2) ishin midis 25 kombeve pjesëmarrëse në Kampionatin e Mesdheut U-23 në atletikën e lehtë, të cilat u zhvilluan në Jesolo, qytet në Italinë e Veriut në datat 9-10 qershor 2018.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Italia, Andorra, Bosnia, Kroacia, Qipro, Egjipti, Franca, Greqia, Libia, Maqedonia, Malta, Maroku, Monako, Portugalia, San Marino, Serbia, Sllovenia, Spanja, Tunizia dhe Turqia.

347 pjesëmarrës (185 djem deh 162 vajza) garuan në 42 gara, 21 për meshkuj dhe po aq për femra.

Nga Izraeli morën pjesë: Adva Cohen, Estel Valeanu, Diana Vaisman, Gal Kadmon, Noa Barlia, Laurel Greenholtz, Daniel Polster, Lev Skorish. Nga Shqipëria mori pjesë Franko Burraj dhe nga Kosova morën pjesë Vijona Kryeziu dhe Valentin Sadiku.

Në përfundim të garave, Izraeli grumbulloi 3 medalje – 1 ari (Adva Cohen në 3000 me pengesa dhe gropë ujore, rekord kombëtar), 1 argjendi dhe 1 bronzi, ndërsa Shqipëria dhe Kosova nuk ia dolën të futen në podiumet e fituesve.

Franca siguroi numrin me të madh të medaljeve: 30 (16 ari, 6 argjendi, 8 bronzi), e ndjekur nga Italia me 37 në total, por me 13 ari, 15 argjendi dhe 9 bronzi.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023