
Ceremonia hapjes së Botërorit, shumë surpriza në “Luzhniki”

Do të ketë shumë të ftuar specialë në ceremoninë e hapjes së Botërorit ”Rusi 2018”, personalitete të sportit dhe jo vetëm. “Fenomeni”, apo Ronaldo Nazario da Lima, do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni.
Të ftuar specialë në ceremoninë që do të mbahet ditën e enjte, në stadiumin “Luzhniki”, janë këngëtari britanik Robi Uilliams dhe sopranoja Aida Garifulina. Të dy do të performojnë para ndeshjes mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.
“Jam shumës i lumtur që do të kthehem të performoj në Rusi, – është shprehur Uilliams. – Kam bërë shumë në karrierën time, por të hapësh Kupën e Botës, para 80 mijë tifozëve, ka qenë gjithmonë një ëndërr. Do të jetë diçka e paharrueshme”.
FIFA ka bërë me dije se ceremonia e hapjes së Kupës së Botës do të jetë shumë muzikale dhe do të zhvillohet gjysmë ore para ndeshjes së parë. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të isha pjesë e kësaj feste të madhe në vendin tim”, – ka thënë sopranoja Aida Garifulina.