Rusi-Arabi Saudite / Kuriozitetet, formacionet dhe gjithçka tjetër rreth sfidës hapëse


Nuk është një nga sfidat më entuziazmuese të këtij Botërori, por Rusi-Arabi Saudite është ndeshja e parë e aktivitetit ndaj ka një tërheqje të veçantë. Përballë vihen dy skuadra të renditura më poshtë në klasifikimin e FIFA-s, ndaj pritet një duel i ekuilibruar.

Rusia
Si organizatore, forca e Rusisë nuk është matur asnjëherë realisht në dy vitet e fundit ku ka luajtur vetëm miqësore, duke zhgënjyer shpesh edhe në to. Ndaj ajo njihet që tani si skuadra më e dobët e turneut, edhe për faktin se mban vendin e 70 në renditjen e FIFA-s, ndërsa Arabia Saudite të 67-tin.

Fitorja në ndeshjen e parë do të jetë shumë e rëndësishme për ta, duke llogaritur se në 20 vitet e fundit, vendi organizator ka arritur të paktën në gjysmëfinale në 5 nga 6 aktivitetet e zhvilluara. Sigurisht, bëhej fjalë edhe për emra si Gjermania, Franca e Brazili, por Rusia shpreson të ndjekë shembullin e Koresë së Jugut në vitin 2002.

Megjithatë, forma që po kalojnë nuk është më e mira e mundshme, pasi vijnë në turne me 7 ndeshje radhazi pa fitore. Ndaj objektivi i kalimit të grupit është i vështirë, por praktikisht në vendlindje e shohin si detyrim.

Arabia Saudite
Pritja 12-vjeçare merr fund dhe Arabia Saudite shpreson që të ketë ndërtuar grupin e lojtarëve që të nisin një cikël si ai që u siguroi pjesëmarrjen në katër edicione radhazi nga 1994, në 2006. Megjithatë, që kur arritën në 16 më të mirët në edicionin debutues, në vitin 1994, Arabia Saudite nuk ia ka dalë më të kalojë fazën në grupe të turneut dhe është mundur në të 9 ndeshjet e edicioneve të tjera.

Shpresa e tyre më e madhe është trajneri Huan Antonio Pici, i cili erdhi në detyrë në nëntor, pasi më parë ishin larguar 2 trajnerë në 3 muaj. Bert Van Marvijk kualifikoi Arabinë Saudite në Botëror por nuk gjeti marrëveshjen e rinovimit dhe u largua, për t’u zëvendësuar nga Edgardo Bauza i cili u shkarkua pas 5 ndeshjesh. Van Marvijk mori drejtimin e Australisë, ndërsa Arabia Saudite ktheu sytë nga Pici, edhe pse ky i fundit dështoi në drejtimin e Kilit duke mos e kualifikuar në Botëror.

Arabia Saudite është ndër skuadrat që ka luajtur më shumë ndeshje në vitin 2018, 9 të tilla, por duhet theksuar se ka fituar vetëm 3, ndaj Moldavisë, Algjerisë dhe Greqisë.

FORMACIONET E MUNDSHME

Personazhet

Sergei Ignasheviç është ndër lojtarët më me eksperiencë në turne, me 122 ndeshje me përfaqësuesen, ashtu si Igor Akinfeev me 106. Ndërsa edhe ish-futbollisti i Çelsit, Juri Zhirkov, është një tjetër veteran, i cili ka arritur gjysmëfinalet e Europianit në vitin 2008.

Alan Xhagoev është ylli i sulmit të skuadrës, ndërsa pritet të ketë ndihmë nga dyshja Smolov-Dzhyba që vepron pas krahëve të tij.

Te Arabia Saudite, lojtari më me eksperiencë është mbrojtësi Osama Hausaui, i cili ka luajtur 135 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij. Mesfushori Taisir Al-Jasim ka 132 ndeshje dhe 19 gola. Megjithatë, golashënuesi më i mirë i skuadrës është Mohamad Al-Sahlaui me 28 gola.

Ylli më premtues? Shoku i Sadikut te Levante, 23-vjeçari Fahad Al-Muallad, i cili ka 45 ndeshje me përfaqësuesen. Në fakt, duhet të dini që Arabia Saudite pagoi që ai të stërvitej disa muaj te Levante.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023