Pastori i njohur izraelit, Hanan Lokes, shërbesë në Tiranë

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit ka degën e saj në Shqipëri, me drejtor pastorin Gentjan Dervishaj


Pastori i njohur izraelit, Hanan Lokes, president dhe drejtor ekzekutiv i Aleancës hebreje mesianike të Izraelit dhe një nga pastorët (pleqtë) e një kongregacioni mesianik në Haifa, Izrael, do të vizitojë Shqipërinë dhe do të mbajë një shërbesë, më datë 17 qershor (ditën e diel) në një nga sallat e e Muzeut Kombëtar në Tiranë (ora 10:00) të organizuar nga Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit në Tiranë.

Sipas Gentjan Dervishaj i Ambasadës Ndërkombëtare të Krishterë të Jerusalemit në Tiranë, pastori 70-vjeçar Hanan Lokes do të vizitojë edhe Divjakën, Burrelin, Novoselen, Insitutin në Kamëz.

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit – The International Christian Embassy Jerusalem, ICEJ  – është themeluar në vitin 1980, si një akt mbështetjeje dhe solidariteti me Izraelin dhe popullin jude në afirmimin e tyre për Jerusalemin.

“Nga zyrat e saj qendrore në Jerusalem, ICEJ, ka mundur të jetë prezente me aktivitetet e saj në 170 vende në gjithë botën, ndërkohë që ka degë të saj në mbi 90 kombe, përfshirë edhe Shqipërinë”, thotë pastori Gentjan Dervishaj.

ICEJ është një zë aktiv në pajtimin midis hebrenjve, të krishterëve dhe arabëve, si dhe mbështet kishat dhe kongregacionet në Tokën e Shenjtë.

Gjatë gjithë vitit Ambasada dërgon folës në mbarë botën për të shpjeguar çështje të rëndësishme në lidhje me Izraelin dhe Lindjen e Mesme. Objektivi ynë kryesor është rritja e vetëdijes së krishterë dhe mbështetja e Izraelit duke nxitur udhëheqësit, kishat dhe organizatat që të bëhen ndikime efektive në vendet e tyre në emër të popullit hebre. Po ashtu, mbahen pritje, duke bashkuar bashkësitë lokale hebraike, përfaqësuesit izraelitë dhe udhëheqësit e krishterë në mënyrë që të lehtësojnë pajtimin dhe mirëkuptimin.

ICEJ punon ngushtë me anëtarët e Knesset (Parlamenti izraelit) në projekte të ndryshme në Izrael dhe jashtë vendit, nëpërmjet Grupit të Aleancës Kristiane të Knesset.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023