Pacolli i kërkon Izraelit njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, pret Ambasadoren e Izraelit, Alona Fisher Kamm


Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadoren e Izraelit, Alona Fisher Kamm, të cilët kanë diskutuar mbi nivelin e përgjithshëm të marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe dy popujve si dhe gjetjen e formave për shtimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit.

“Jam i lumtur që sot jam takuar me Ambasadoren e Izraelit për t’i diskutuar lidhjet tradicionale në mes dy popujve dhe dy vendeve. Kosova është mik i Izraelit dhe ne e konsiderojmë Izraelin mik të Kosovës. Ne jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, në veçanti në ekonomi, siguri dhe edukim”, ka thënë numri dy i Qeverisë së Kosovës.

Në vijim të takimit, Pacolli i ka kërkuar diplomates izraelite që vendi i saj ta rishqyrtojë njohjen e Kosovës.

“Ne i kërkojmë Izraelit që ta njohë Kosovën. Izraeli tashmë është vonë në lidhje me këtë çështje. Të gjithë aleatët e Izraelit e njohin Kosovën dhe nuk ka arsye pse Izraeli nuk po e merr këtë vendim”, ka thënë Pacolli.

Më pas, ai ka shprehur edhe interesimin e Kosovës për të hapur Zyrën Ekonomike të Kosovës në Izrael si dhe organizimin e një Forumi të Përbashkët Ekonomik në mes dy vendeve, që do t’i bashkonte përfaqësuesit e biznesit.

Ministri i ka kërkuar mysafires nga Izraeli edhe mbështetjen e shtetit të saj për anëtarësimin e Kosovës në Interpol./Koha.net/

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023