Inovacioni, Forumi Ekonomik Botëror përzgjedh 8 startape izraelite

Izraeli renditet i dyti për numrin e kompanive, vetëm pas Shteteve të Bashkuara


Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum) ka përfshirë tetë startape izraelite në listën e kompanive lider për projektimin dhe zhvillimin e inovacioneve dhe teknologjive potencialisht revolucionare.

Lista e plotë përfshin 61 kompani ende në fazën fillestare, që vijnë nga e gjithë bota, të cilët po eksperimentojnë me teknologji të reja dhe inovacione që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale, zbulimin e medikamenteve, zhvillimin e automjeteve autonome, rritjen e sigurisë së informacionit dhe reduktimin e mbeturinave ushqimore.

Kompanitë janë të ndara në kategori përfshirë dixhitale dhe argëtuese, sigurinë kibernetike dhe identitetin dixhital, lëvizshmërinë, energjinë dhe mjedisin, prodhimin, sistemin financiar, shëndetin, sigurinë e ushqimit dhe bujqësinë.

Izraeli renditet i dyti për numrin e kompanive, vetëm pas Shteteve të Bashkuara. Lista e 2018 e Forumit Ekonomik Botëror gjithashtu përfshin startape nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Franca, Gjermania, Australia, Kina, Bangladeshi, India, Indonezia, Zelanda e Re, Maroku, Brazili, Kenia, Suedia dhe Kanadaja.

 

Kompanitë e përzgjedhura izraelite janë:

 

Watergen, një kompani me bazë në Rishon LeTzion, teknologjia e së cilës gjeneron ujë të pijshëm të pastër nga ajri;

Utilis, një kompani e bazuar në Rosh Ha’ayin, e cila përdor teknologjinë satelitore për të zbuluar rrjedhjet në tubacionet e ujërave nëntokësore;

Vayyar, bazuar në Yehud dhe prodhon sensorë të rinj për imazhe 3D me rezolucion të lartë në kohë reale;

XM Cyber, me qendër në Herzliya, i cili ka zhvilluar softuer që identifikon dhe zbulon sulme të mundshme;

Innoviz Technologies, me seli në Kfar Saba, e cila prodhon sensorë LIDAR (ndriçimi) për makinat autonome;

Aqua Security, një kompani kibernetike e bazuar në Ramat Gan, e cila ofron siguri për aplikacione të bazuara në cloud dhe parandalon aktivitetet e dyshimta në kohë reale;

Precognize, bazuar në Tirat Carmel, e cila ka zhvilluar softuerin e mirëmbajtjes për impiantet industriale;

Raycatch, me seli në Tel Aviv, ka zhvilluar softuer që lejon zbulimin e largët dhe automatik të performancës së projekteve fotovoltaike të çfarëdo madhësie.

Liderit e vitit 2018 në fushën e teknologjisë do të marrin pjesë në Summer Davos,, takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, i cili do të mbahet në Tianjin, Kinë, nga 18 deri më 20 shtator.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023