Princi William lutet në Murin e Lotëve në Jerusalem
“Le ta bekojë Zoti paqen në këtë rajon dhe në të gjithë botën”, shkroi mbreti i ardhshëm i Anglisë në shënimin e tij
Princi britanik William vizitoi Murin e Lotëve (Murin Perëndimor) dhe Malin e Tempullit në Jerusalem, në ditën e tij të fundit të vizitës treditore në Izrael dhe Bregun Perëndimor.
Sipas traditës, me një kipa të zezë të vendosur në kokë, ai vendosi dorën e djathtë mbi gurët antikë dhe më pas ai futi midis gurëve një letër me një mesazh në të.
Ndiq "Izraeli Sot" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Mbreti i ardhshëm i Anglisë, i shoqëruar nga rabinin e Murit të Lotëve, Shmuel Rabinoviç, qëndroi disa momente i vetëm përballë murit, ndërsa momente më pas la edhe një shënim në librin e vizitorëve.
“Le ta bekojë Zoti paqen në këtë rajon dhe në të gjithë botën”, shkroi Princi William.
“Sot kemi përjetuar një moment historik që do të jetojë gjatë në kujtesën e hebrenjve anembanë botës”, tha Kryerabini i Britanisë, Efraim Mirvis, i cili e shoqëroi princin në vizitën e tij.
“Muri Perëndimor qëndron në epiqendrën e besimit tonë. Të shikosh monarkun e ardhshëm për të paguar respektin e tij ishte një gjest i mrekullueshëm miqësie dhe një shenjë e respektit të Dukës për shenjtërinë e Jerusalemit”, tha kryerabini Mirvis.
Më herët princi vizitoi varrin e stër-gjyshes së tij, Princesha Alice e Battenberg në Malin e Ullinjve. Princesha Alice shpëtoi një familje hebreje gjatë Holokaustit dhe u varros në varrezat e Jerusalemit në fund të viteve 1980.
Prince William's historic visit to Israel
This week, Israel had the pleasure of welcoming Prince William, the Duke of Cambridge, on a historic, first-ever visit of a senior member of the British Royal Family to Israel, A visit which celebrates the profound ???? relations.Watch some of the highlights of Prince William's historic visit:
Publiée par Israel in Europe sur Jeudi 28 juin 2018
Princi qëndroi solemnisht nga varri i stër-gjyshes së tij, i shoqëruar nga një klerik ortodoks rus. Pastaj atij iu dhanë disa dhurata nga kleri ortodoks, duke përfshirë një buqetë me lule dhe një kryq.
Me homazhet e kryera, William ndoqi gjurmët e babait të tij Charles, Princi i Uellsit dhe gjyshi Philip, Duka i Edinburgut, të cilët e kishin vizituar edhe varrin e Princeshës Alice.
Vizita e Dukës së Kembrixhit përbën edhe vizitën e parë zyrtare të një anëtari të familjes mbretërore që nga përfundimi i mandatit britanik dhe themelimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948.
Princi William, i cili është i dyti në rresht për fronin britanik, u takua më parë edhe me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin, si dhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu, si dhe me presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.