Vizita e pastorit izraelit Hanan Lokes, Dervishaj: Historike për Shqipërinë

Drejtori ekzekutiv i Aleancës hebreje mesianike të Izraelit mbajti shërbesa në Tiranë, Vlorë, Divjakë, Burrel, Novoselë dhe tek Instituti në Kamëz

Pastori
Pastori


Pastori i njohur izraelit, Hanan Lokes, zhvilloi në Shqipëri një vizitë historike, pasi u bë i pari pastor i ardhur nga “Toka e Shenjtë” që mban shërbesa në Shqipëri të organizuara nga Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit në Tiranë.

President dhe drejtor ekzekutiv i Aleancës hebreje mesianike të Izraelit dhe një nga pastorët (pleqtë) e një kongregacioni mesianik në Haifa, Izrael, pastori Hanan Lokes mbajti shërbesa në Tiranë, Vlorë, Divjakë, Burrel, Novoselë si dhe në zonën e njohur si Instituti në Kamëz.

“Nuk mbahet mend prej qindra vjetësh që në Shqipëri të ketë ardhur një Pastor nga Izraeli, një Jude Mesianik, një izraelit i vërtetë, një dishepull qe i beson Jezusit si Mesian e Izraelit. Nuk mbahet mend qe nga kohet biblike apostolike, të kemi pasur një shërbyes të ungjillit nga ‘Toka e premtuar’, nga Izrael. Që prej vitit 57 pas Krishtit, që nga koha të kishës së pare në Jerusalem, që nga ajo kohe nuk kemi patur misionar të ungjillit nga Izraeli. Për këto arsye, kjo është një vizitë historike në Shqipëri”, tha Gentjan Dervishaj, Drejtor Kombëtar i Ambasadës Ndërkombëtare të Krishterë të Jerusalemit në Tiranë për Izraelisot.com.

“Në një vit historik për Shqipërinë, ku kujtohet 550-vjetori i Skënderbeut dhe 70-vjetori i themelimi të Shtetit të Izraelit, erdhi  Pastor Hanan Lokes dhe vizitoi Tiranën, ku mbajti një shërbesë në një nga sallat e Muzeut Historikë Kombëtar, si dhe qytete te tjera si Burreli, Divjaka, Vlora, si dhe pati takime të veçanta në Novoselë dhe Institut në Kamëz. Pastori Hanan Lokes vajosi si sherbyes të ungjillit të Krishtit 3 pastorë të rinj të Kishës Ungjillore ‘Rreze Drite’ Tiranë”, tha pastori Gentjan Dervishaj.


Pastori Gentjan Dervishaj, duke i vendosur stemen e Skenderbeut pastorit Hanan Lokes

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit në Tiranë e nderoi Pastorin 70-vjeçar Hanan Lokes me një certifikatë mirënjohje për shërbesën e tij ndërkohë që dhe iu dhurua edhe stema zyrtare i “Vitit të Skënderbeut” nga pastor Gentjan Dervishaj, Drejtor Kombëtar i ICEJ ALBANIA, gjatë shërbesës së veçantë të mbajtur në Muzeun  Historik Kombëtar në Tiranë.


“Pastori Hanan predikoi lajmin e mirë, Ungjillin e Perëndisë duke vendosur një mësim të mirë për Izraelin, Kishën & Judenjte Mesianik dhe Kombet dhe rolin e tyre në planin e Zotit për shpëtimin e njeriut dhe faljen e mëkateve ne emrin e Jezus Krishtit, si qengji i kurbanit i Perëndisë që heq mëkatin e Izraelit dhe të botës”, tha pastori Dervishaj.

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit – The International Christian Embassy Jerusalem, ICEJ  – është themeluar në vitin 1980, si një akt mbështetjeje dhe solidariteti me Izraelin dhe popullin jude në afirmimin e tyre për Jerusalemin.

Sipas Pastorit shqiptar, Dervishaj, themelues edhe i Kishës Ungjillore “Rreze Drite”, nga zyrat e saj qendrore në Jerusalem, ICEJ, ka mundur të jetë prezente me aktivitetet e saj në 170 vende në gjithë botën, ndërkohë që ka degë të saj në mbi 90 kombe, përfshirë edhe Shqipërinë.

Lidhjet e Shqipërisë, apo Ilirisë së dikurshme,  me Tokën e Shenjtë janë shumë të vjetra dhe ato përmenden në Bibël.

“Iliria, si një vend ku është predikuar ungjilli i Krishtit, përmendet në Bibël në letrën drejtuar romakëve, të shkruar nga apostulli Pal. Në letrën e Romakëve 15:19-20 lexojmë : “…me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jerusalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetrit”, citon Derivishaj një pjesë nga Bibla.

Pastori Hanan Lokes, i cili është lindur në  pranverën e vitit 1948, në të njëjtën kohë kur u themelua shteti i Izraelit ka punuar për qeverinë izraelite për rreth 30 vjet. Gjatë 18 viteve të fundit ai është në sherbese me kohë të plotë, si president dhe drejtor ekzekutiv i Aleancës hebreje mesianike të Izraelit dhe si një nga pastorët / pleqtë e një kongregacioni mesianik në Haifa, Izrael.

Pastori Hanan Lokes, Rabini i Shqipërisë Yisroel Finman dhe Drejtori Kombetar i ICEJ Albania, Gentjan Dervishaj

Pastor Hanan, ashtu si apostulli Pal e kishte zakon të takohej me njerëzit e tij takoi ne Tirane dhe ne qytete te tjera dhe pati disa  shërbesa me besimtarë të kishës ungjillore dhe pastor të ndryshëm. Ai zhvilloi edhe takim miqësor me Rabinin e Shqipërisë, Yisroel Finman. Githashtu, ai pati një takim të perzemërte me zëvendësambasadorin e Izraelit ne Shqiperi, Yuvale Fischer, si dhe Kreun e Vëllazerise Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ylli Doçi dhe me Sekretarin e Pergjithshem  Pastor Ergest Biti.

“Pas kësaj vizite historike të pastor Hanan Lokes, ne besojmë se është Koha që Kisha Shqiptare dhe populli shqiptar të lidhet me Izraelin, me popullin dhe vendin e Perëndisë,  me vendin e Biblës”, tha pastori Gentian Dervishaj.

ICEJ është një zë aktiv në pajtimin midis hebrenjve, të krishterëve dhe arabëve, si dhe mbështet kishat dhe kongregacionet në Tokën e Shenjtë. Gjatë gjithë vitit Ambasada dërgon folës në mbarë botën për të shpjeguar çështje të rëndësishme në lidhje me Izraelin dhe Lindjen e Mesme.

ICEJ punon ngushtë me anëtarët e Knesset (Parlamenti izraelit) në projekte të ndryshme në Izrael dhe jashtë vendit, nëpërmjet Grupit të Aleancës Kristiane të Knesset.

Objektivi ynë kryesor është rritja e vetëdijes së krishterë dhe mbështetja e Izraelit duke nxitur udhëheqësit, kishat dhe organizatat që të bëhen ndikime efektive në vendet e tyre në emër të popullit hebre. Po ashtu, mbahen pritje, duke bashkuar bashkësitë lokale hebraike, përfaqësuesit izraelitë dhe udhëheqësit e krishterë në mënyrë që të lehtësojnë pajtimin dhe mirëkuptimin.

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023