Izraeli, vendi i 8-të më i fuqishëm në botë

Sondazhi i revistës amerikane e rendit shtetin hebre mbi Iranin, Turqinë dhe Arabinë Saudite


Një studim ndërkombëtar e ka renditur Izraelin si vendin e tetë më të fuqishëm në botë për të dytin vit radhazi, përpara Iranit, Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Vrojtimi vjetor nga “US News & World Report” u botua gjatë fundjavës, bazuar në përgjigjet e më shumë se 21,000 njerëzve nga katër rajone.

Anketa rendit 80 vende në një sërë çështjesh, duke përfshirë fuqinë ushtarake, ndikimin kulturor, ekonominë dhe sipërmarrjen, me kategoritë që më pas formojnë një renditje të përgjithshme për “vendet më të mira”.

Në renditjen e fuqisë ushtarake, Izraeli u rendit brenda dhjetë vendeve më të mira, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Japonisë, sipas kësaj renditje.

Fqinjët Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u renditën në vendin e 9-të dhe 10-të, me vendet e tjera të Lindjes së Mesme Irani dhe Turqia u renditën përkatësisht në 13-të dhe 14-të, shkruan “Times of Israel”.

“Për madhësinë e tij relativisht të vogël, vendi ka luajtur një rol të madh në çështjet globale”, shkruan revista në përshkrimin e Izraelit, e cila – pas njohjes së dhjetorit 2017 të Presidentit të SHBA Donald Trump – e cilëson Jerusalemin si kryeqytetin e tij.

Izraeli bëri gjithashtu dhjetë të parët në listën e “lëvizësve” – rritjen e ekonomive të ardhshme – ku u rendit i dhjeti. Emiratet e Bashkuara Arabe, India dhe Singapori ishin tri vendet më të renditura më lartë në atë kategori, respektivisht.

Shteti hebre ishte renditur më i ulët në pjesën tjetër të kategorive: 25 në sipërmarrje, 29 në trashëgimi, 33 në qytetari, 35 në cilësinë e jetës, 40 në ndikimin kulturor, 64 në hapje për biznes dhe 70 në aventurë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023