Botërori, gjysmëfinalja Angli-Kroaci, Netanyahu në tribunën VIP

Kryeministri i Izraelit është i ftuari i Presidentit rus, Vladimir Putin


Kryeministri Benjamin Netanyahu do të jetë i pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës në mes të Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.

Netanjahu do të jetë në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë të cilit ai pritet të diskutojë kërkesat e Izraelit për t’i dhënë fund pranisë ushtarake të Iranit në Siri, shkruan “Times of Israel”.

Presidentin rus, me të cilin Netanyahu do të takohet për herë të dytë brenda një muaji, tashmë është përpjekur të përdorë turneun ndërkombëtar të futbollit të organizuar nga FIFA si një trampolinë e mundshme për diplomacinë ndërkombëtare, duke ftuar dhjetëra liderë botërorë që të marrin pjesë në finalen e Botërorit, të programuar për ditën e diel.

Shefi i futbollit palestinez, Jibril Rjoub, njoftoi muajin e kaluar se Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas do të udhëtojë në Rusi për të parë finalen dhe do të takohej me Putinin për të diskutuar “marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet më të fundit politike”.

Ashtu si Putini, edhe Netanyahu ka përdorur Kupën e Botës si një mjet për të trajtuar çështjet jo-sportive.

Duke shfaqur aftësitë e tij futbollistike në një video të postuar në mediat sociale muajin e kaluar, Netanyahu tërhoqi një paralele midis demonstrimeve në Iran dhe ekipit të futbollit iranian të “pamundur”, kur regjistroi një barazim 1-1 kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos në fazën e grupeve të Kupës Botërore, duke përfshirë bllokimin e një penalltie nga superylli. Ai shtoi se shpresonte që përfundimisht të shihte Iranin të luante një ndeshje kundër Izraelit.

“Bllokimi i Ronaldos është “pothuajse e pamundur”, tha Netanyahu, “por ekipi iranian bëri të pamundurën”.

“Për popullin iranian unë them: Ju treguat guxim në fushën e lojës dhe sot ju treguat të njëjtin guxim në rrugët e Iranit”, tha kryeministri në video.

Shanset janë të larta për Anglinë dhe Kroacinë, të cilët përballen me ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Botës, respektivisht që nga viti 1990 dhe 1998. Nëse Anglia fiton, do të përparojë në finalen e saj të parë që nga viti 1966 kur e fitoi Botërorin në shtëpi. Për Kroacinë, një fitore do ta bënte skuadrën më të suksesshme të vendit në histori.

Zyra e Kryeministrit izraelit nuk pranoi të thoshte se për cilin ekip do të bënte tifozllëk Netanyahu.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023