“Top” spiuni thotë se Mossad është pas vrasjes së shefit të raketave siriane

Gazeta amerikane “New York Times” citon një zyrtar të lartë nga agjencia e inteligjencës në Lindjen e Mesme


Një zyrtar i lartë i një agjencie të inteligjencës në Lindjen e Mesme ka vënë në dukje gishtin e Mossadit izraelit për vrasjen e një shkencëtar të lartë sirian të armëve kimike dhe raketave fundjavën e kaluar, shkruan gazeta amerikane “New York Times”, duke konfirmuar mesa duket akuzat nga Siria.

Aziz Azbar u vra kur makina e tij shpërtheu në qytetin verior të Masyaf mbrëmjes e së shtunës. Zyrtari i paidentifikuar, duke folur në kushte anonimiteti, i tha gazetës se Izraeli ishte pas sulmit dhe tha se agjencia e tij e inteligjencës ishte informuar për operacionin izraelit.

Një zyrtar i lartë i qeverisë izraelite refuzoi të komentojë mbi raportin të martën, por vuri në dukje se ishte “një gjë e mirë” që Azbar ishte tashmë i vdekur.

Një gazetë pro-qeveritare siriane të dielën kishte akuzuar Mossadin e Izraelit se ishte pas sulmit. Shoferi i Azarb u vra gjithashtu gjatë shpërthimi.

Sipas një raporti, Izraeli besonte se Azbar ishte drejtues i një programi të klasifikuar të zhvillimit të armëve të quajtur Sektori 4 në Qendrën Kërkimore Shkencore dhe Kërkimore të Sirisë dhe se po merrej me rindërtimin e një fabrike nëntokësore të armëve për të zëvendësuar atë që thuhet se u shkatërrua nga Izraeli vitin e kaluar.

Azbar po punonte së bashku me gjeneralin Qassim Suleimani, komandant i forcave elitare “el-Quds” të Rojeve Revolucionare të Iranit dhe gëzonte qasje të nivelit të lartë si në qeveritë siriane dhe iraniane, tha “New York Times”.

Azbar dhe ekipi i tij po punonin për të filluar prodhimin e raketave të udhëhequr të precizonit të lartë, duke përshtatur raketat SM600 Tishreen. Ata po punonin gjithashtu në një fabrikë me lëndë djegëse të ngurta për raketa, një alternativë më e sigurt ndaj karburantit të lëngshëm, tha raporti. Tishreen është një version sirian i Fateh-110 iranian, një raketë me një reze distancë prej 200 kilometrash.

Të dielën, “Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut”, me seli në Britani, që monitoron luftën e Sirisë nëpërmjet kontakteve lokale, raportoi gjithashtu për vdekjen e Azbarit. Ai tha se ishte i specializuar në zhvillimin e sistemeve të raketave në objektin Masyaf në Hama.

Televizioni izraelit “Hadashot News” tha të dielën se ai ishte përgjegjës për një projekt që përmirësonte gamën dhe saktësinë e raketave Skud që përdoresn nga regjimi. Raportet kanë treguar gjithashtu praninë e raketave iraniane në qendër.

Zyrtari i inteligjencës gjithashtu tha për “The New York Times” se Azbar ishte prej vitesh aktiv në programin e prodhimit të armëve kimike të regjimit të Asadit dhe gjithashtu ishte përfshirë në koordinimin e aktiviteteve iraniane dhe të Hezbollahut në Siri.

Qendra e Kërkimeve Shkencore dhe Studimeve në Masyaf, e njohur edhe me akronimin e saj në frëngjisht “CERS”, ka qenë prej kohësh e lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe ka qenë objekt i një numri sulmesh ajrore që i atribuohen Izraelit. Një sulm i dyshuar i kryer nga Izraeli në prill në qendrën përkatëse thuhet se vrau një numër ushtarësh iranianë.

Zyrtari i cituar të martën në “The New York Times”  tha se Izraeli kishte ndjekur Azbarin për vite me radhë dhe kishte dashur ta vriste atë për rolin e tij të rëndësishëm në programin e armëve të Sirisë edhe përpara shpërthimit të luftës civile siriane në vitin 2011. Ai tha se ishte hera e katërt në tre vjet, që Mossadi ka vrarë një inxhinier armë armike në një vend të huaj.

Izraeli është fajësuar për vrasjen e disa shkencëtarëve gjatë viteve të fundit, duke përfshirë dy inxhinierë të Hamasit gjatë 18 muajve të fundit.

Një shkencëtar raketash Hamas u qëllua për vdekje nga persona të armatosur në Malajzi në prill dhe një inxhinier droni u vra në Tunizi në dhjetor 2016. Hamasi fajësoi Mossadin për të dyja vdekjet.

Izraeli zakonisht nuk komenton mbi raportet e operacioneve të saj të dyshuara ushtarake në Siri, por ka paralajmëruar vazhdimisht se do të punojë për të mbajtur armët e avancuara larg nga duart e terroristëve të Hezbollahut dhe është zotuar të ndalë Iranin duke krijuar një prani ushtarake në vend.

Të martën, Gilad Erdan, i cili kryeson ministrinë e Sigurisë Publike dhe të Çështjeve Strategjike, nuk pranoi të komentojë mbi përfshirjen e Izraelit në vrasjen e Azbar, por tha se ishte “një gjë e mirë” që ai ishte i vdekur.

“Natyrisht që nuk komentojmë këto lloj raportimesh – as që i konfirmojmë apo mohojmë ato – por mund të flasim për vetë njeriun, i cili ishte përgjegjës për vendosjen e armëve me cilësi të lartë në duart e disa njerëzve të këqij dhe kështu mund të themi se fakti që ai nuk është më me ne është një gjë e mirë,” i tha ai “Israel Radio”, kur u pyet për raportin e “New York Times”.

Ministri i Mbrojtjes Avigdor Liberman të dielën kërkoi të minimizojë mundësinë e përfshirjes izraelite.

“Çdo ditë në Lindjen e Mesme ka qindra shpërthime. Çdo herë që ata përpiqen të vënë fajin mbi ne. Pra, nuk do ta marrim këtë shumë seriozisht,” tha ai për “Hadashot News”.

Një grup kryengritës që e quan veten brigada e Abu Amara mori përgjegjësinë për operacionin. Grupi ka pretenduar më parë sulmet ndaj zyrtarëve dhe komandantëve të milicisë brenda territorit të qeverisë.

Në prill 2017, administrata Trump vendosi sanksione ndaj qindra punonjësve të CERS pas një sulmi kimik mbi qytetin sirian të mbajtur nga rebelët Khan Sheikhoun që vrau dhjetëra civilë, duke përfshirë fëmijët.

Një tjetër objekt i CERS pranë Damaskut u bombardua nga forcat amerikane, britanike dhe franceze në prill pas një sulmi tjetër kimik.

Regjimi sirian është akuzuar për dhjetëra sulme me gaz, të cilat kanë vrarë qindra civilë gjatë luftës, edhe pasi ka thënë se po heq dorë nga rezervat e saj.


Marrë nga “The Times of Israel”

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023