Trajneri i Izraelit, Hercog: Speciale, për mua. Dua ta fitoj me Shqipërinë

Trajneri i Izraelit Andreas Herzog uron që gjithçka të shkojë sipas planit të tij në ndeshjen e nesërme.


Trajneri i Izraelit Andreas Herzog uron që gjithçka të shkojë sipas planit të tij në ndeshjen e nesërme. Numri 1 i stolit të Izraelit vlerëson Shqipërinë, por në një krahasim me Skocinë ca i vë në dukje faktin se këto dy përfaqësuese ndryshojnë shumë. Trajneri i Izraelit bën debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me skuadrën pikërisht në “Elbasan Arena” ndaj Shqipërisë.

“Kemi punuar shumë dhe shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë. Skuadra është në një gjendje të mirë. Jam i emocionuar dhe mezi po pres të luaj këtë ndeshje”.

“Kemi disa lojtarë të rinj që do luajnë. Është një ndeshje e vështirë për t’u fituar. Është një mundësi e mirë për çdo skuadër në grupin tonë. Jemi në një kompeticion të ri, nuk duhet harruar”.

“Shqipëria apo Skocia është me mira? Janë dy skuadra shumë të ndryshme. Shqipëria ka shumë kualitet. Edhe pse ka humbur dy miqësoret e fundit, nesër është një ndeshje tjetër. Duhet të shfrytëzojmë shanset që do të kemi. Nuk e mendojmë Skocinë, pasi ne do të përballemi me Shqipërinë si fillim. Do shohim se si do të shkojmë”.

Kapiteni Birras Natkho po ashtu u shpreh i lumtur që do të jetë kapiteni i skuadrës së Izraelit, por në anën tjetër ai thekson se skuadra e tij do të synojë maksimumin në këtë ndeshje.

“Do të ndjekim me vëmendje udhëzimet e trajneri tonë dhe të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit. Ne i njohim të gjithë lojtarët shqiptar. Nuk duam të bëjmë veçime, por dimë çdo pikë të fortë dhe të dobët të çdo lojtari. Kemi ardhur që të marrim tre pikë dhe do shohim se si do shkojmë në vazhdim. Do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë”.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023