Meta takon drejtuesit e Fondacionit Ndërkombëtar hebre ‘Raoul Wallenberg’

Presidenti shqiptar vlerësoi nismën e Fondacionit për ta deklaruar Shqipërinë si “Shtëpinë e Jetës


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Nju Jork, priti në një takim të veçantë Presidentin dhe themeluesin e Fondacionit Ndërkombëtar hebre “Raoul Wallenberg”, Baruch Tenembaum, së bashku me anëtarë të tjerë të këtij Fondacioni.

Presidenti Meta vlerësoi nismën e zotit Tenembaum dhe të Fondacionit Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” për ta deklaruar Shqipërinë si “Shtëpinë e Jetës”, në respekt të kontributit që populli shqiptar dhe Shqipëria kanë dhënë për mbrojtjen dhe strehimin e një numri të madh hebrejsh gjatë Holokaustit.

Presidenti Meta mbështeti idenë e organizimit në Tiranë të një ceremonie të veçantë për këtë qëllim dhe vendosjen e një pllakate në nderim të kontributit të popullit shqiptar.

Duke u ndalur në marrëdhëniet historike e tradicionale midis shqiptarëve dhe hebrejve, Presidenti Meta, nënvizoi se: “ishte kjo miqësi, si dhe kodi shqiptar i Besës, që bënë që gjatë Holokaustit, numri i hebrenjve në Shqipëri të shumëfishohej dhe për këtë ne shqiptarët jemi krenarë”.

“Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve dhe tragjedi të tilla të së kaluarës me hebrejtë, apo edhe ato etnike të ndodhura në rajonin e Ballkanit, nuk duhet të përsëriten. Kurrë më!”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Nga ana e tij, Tenembaum, e falënderoi Presidentin Meta për mbështetjen në realizimin e këtij projekti, si dhe nënvizoi mirënjohjen e thellë të hebrejve për rolin që kanë luajtur shqiptarët gjatë Holokaustit.

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023