“Letra e Zotit” e shkruar nga Anjashtajni pritet të shitet 1.5 mln dollarë

Letra është shkruar nga nobelisti në vitin 1954. Ankandi do të zhvillohet, më 4 dhjetor në Nju Jork.


Një letër me shkrim dore nga fizikanti Albert Ajnshtajn, fituesi i Çmimit Nobel, që merrej me konceptin e fesë dhe besimin e tij hebre pritet të shkoj deri në 1.5 milionë dollarë në ankandin që pritet të zhvillohet në Nju Jork.

Shtëpia e ankandeve Christie tha se, e ashtuquajtura “Letër e Zotit”, e shkruar nga Ajnshtajni në vitin 1954, do të vendoset në ekspozitë publike në San Francisko dhe Nju Jork para ankandit të datës 4 dhjetor, shkruan gazeta izraelite “Israel Hayom.

Letra, një faqe e gjysmë e gjatë dhe e shkruar në gjermanisht për filozofin Eric Gutkind, konsiderohet si një dorëshkrim kryesor në debatin mbi shkencën dhe fenë dhe është deklarata më e qartë e pikëllimeve të Ajnshtajnit mbi kërkimin universal të jetës së kuptimit.

Shkencëtari dhe filozofi e shkruan letrën një vit para vdekjes së tij në vitin 1955. Tani është duke u shitur nga një koleksionist privat.

“Fjala Zoti është për mua asgjë, përveç shprehjes dhe produktit të dobësive njerëzore”, shkroi Ajnshtajni. “Bibla është një përmbledhje e legjendave të nderuara, por akoma primitive. Asnjë interpretim, pavarësisht sa delikate, mund të ndryshojë diçka për këtë”.

Ajnshtajni preku edhe judaizmin e tij, duke thënë se e admironte dhe e donte popullin e tij, por nuk besonte se ata ishin zgjedhur mbi të tjerët.

“Për mua, feja hebraike, ashtu si të gjitha fetë e tjera, është një mishërim i supersticionit më fëminor,” shkroi ai, duke shtuar “Nuk mund të shoh asgjë “të zgjedhur “për ta”.

Peter Klarnet, një specialist i dorëshkrimeve në Christie, tha se letra “shqetëson temat që kanë qenë qendrore për hetimin njerëzor që nga agimi i vetëdijes njerëzore dhe është një nga deklaratat përfundimtare në debatin e Fesë vs Shkencës”.

Christie vendosi një vlerësim prej 1 milion deri në 1.5 milionë dollarë për letrën. Në vitin 2002, shtëpia e ankandit shiti një letër të shtypur drejtuar Presidentit të SHBA Franklin Roosevelt nga Ajnshtajni për 2 milionë dollarë.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023