Lieberman paralajmëron Hamasin: Kujdes, pushimet mbaruan!
Ministri izraelit i Mbrojtjes, mesazh në Twitter për krerët e Hamasit: Merreni parasysh!
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, i dërgoi një paralajmërim Hamasit, duke shkruar në faqen e tij në Twitter se “festat janë prapa nesh, merrni parasysh këtë.”, shkruan Ynetnews.
“Kemi kaluar nëpër Ditët e Shenjta ashtu siç ne e kishim planifikuar, pa shpërthyer luftë dhe ndërkaq paguam një çmim të rëndë nga protestuesit në kufirin e Gazës”, shkroi Lieberman. “Por festat tani janë prapa nesh dhe unë u them krerëve të Hamasit: ‘Merrni këtë parasysh.'”
Ministri i Mbrojtjes zhvilloi të enjten konsultime të sigurisë me shefin e shtabit të IDF, kreun e Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake, koordinatorin e veprimtarive të qeverisë në territoret (COGAT) dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes për të diskutuar situatën në Gaza.
/Izraeli Sot/