Guetemalë, përurohet rruga “Jerusalemi – Rruga e kryeqytetit të Izraelit”

Kjo vjen vetëm disa muaj pasi Guatemala e zhvendosi ambasadën e tij në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.


Guatemala njoftoi përurimin e një rruge të tretë në vend të quajtur “Jerusalemi – Rruga e kryeqytetit të Izraelit”.

Rruga ndodhet në komunën e Tiquisate në qytetin e Escuintla, i gjashti më i madh në vend, bëri të ditur Aurora-Izrael javën e kaluar.

Raporti tha se kjo iniciativë u nxit nga ambasadori izraelit, Mattanya Aharon Cohen, i cili u bëri thirrje kryetarëve të bashkive në Guatemalë për ta zgjeruar këtë nder në qytetet e tyre.

“Unë jam i lumtur dhe krenar që Guatemala është ende një mik i vërtetë i Izraelit dhe është deri më tani i vetmi vend në botë ku ka rrugë me emrin ‘Jerusalemi – kryeqyteti i Izraelit'”, tha ai.

Ndërsa shumë vende kanë rrugë me emrin Jeruzalem, Guatemala është i vetmi vend me rrugë që njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, shkruan portali izraelit, United with Israel.

Kjo vjen vetëm disa muaj pasi vendi e zhvendosi ambasadën e tij në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Guatemalës janë forcuar ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë disa takime midis presidentit të Guatemalës Jimmy Morales dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu, ndërsa pritet një vizitë të mundshme të presidentit izraelit, Reuven Rivlin, në Guatemalë në vitin 2019.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023