
Qindra vetë marrin pjesë në funeralin e Kim Levengrond Yehezkel
“Ne do ta rrisim djalin tonë Kai pikërisht ashtu siç do të kishe dashur”, tha burri i viktimës në elegjinë e tij

Qindra njërëz të pikëlluar morën pjesë në funeralin e Kim Levengrond Yehezkel, një nga viktimat e një sulmi terrorist në Bregun Perëndimor të ndodhur më parë gjatë ditës.
Levengrond Yehezkel, 28 vjeç, u varros në qytetin e saj të lindjes të Rosh Ha’ayinit në Izraelin qendror.
“Unë të premtoj se kurrë nuk do të harroj,” tha burri i saj, Guy. “Ne do ta rrisim djalin tonë Kai pikërisht ashtu siç do të kishe dashur. Ti gjithmonë do të jeshi shoku im më i mirë “.

Levengrond Yehezkel dhe Ziv Hajbi, 35 vjeç, u qëlluan për vdekje nga një terrorist palestinez, i cili ka punuar me ta në Alon Group, i cili prodhon sisteme të menaxhimit të mbeturinave, në Parkun Industrial të Barkanit pranë vendbanimit të Ariel. Levengrond Yehezkel ishte sekretare i CEO-s, ndërsa Hajbi punonte në kontabilitet.

Ministri i Komunikimit, Ayoub Kara dhe deputeti Oren Hazan, të dy miq të familjes, morën pjesë gjithashtu në funeral.
Familjet e të dy viktimave thanë se do të dhurojnë organet e tyre.