Jack Ma viziton sërish Izraelin
CEO i gjigantit Alibaba shoqëron zëvendëspresidentin e Kinës në Konferencën e Inovacionit që organizohet nga kryeministri Netanyahu
Jack Ma, kryetari dhe themeluesi i gjigantit të E-commerce, Alibaba, do të vizitojë Izraelin në fund të tetorit për herë të dytë në gjashtë muaj.
Vizita e ardhshme e Ma do të përputhet me ardhjen e zëvendëspresidentit kinez, Wang Qishan, për të marrë pjesë në Konferencën e Inovacionit të Zyrës së Kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Ma pritet të jetë një nga folësit kryesorë në Konferencën e Inovacionit.
Ma njoftoi muajin e kaluar se do të japë dorëheqjen si kryetar i Alibaba, por ai do të largohet nga posti i tij vetëm në shtator 2019, në mënyrë që t’i japë kompanisë kohë për t’u përgatitur.
Disa aktivitete të veçanta do të zhvillohen në Izrael në kuadër të Konferencës së Inovacionit.
Ngjarja kryesore, vetë konferenca, do të mbahet më 24 tetor në mbrëmje nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Një aktivitet në Qendrën Peres për Paqen dhe Inovacionin do të mbahet të nesërmen. Qishan do të jetë një mysafir nderi në të dy ngjarjet.
Qishan, dora e djathtë e presidentit kinez Xi Jinping, është përgjegjës për çështjet ekonomike dhe marrëdhëniet e jashtme midis Kinës dhe SHBA, duke përfshirë çështjet e inteligjencës.
/Izraeli Sot/