Klosi: 2018, bum turistësh! Edhe nga Izraeli më pranë Shqipërisë

Një numër i madh turistësh këtë vit ishin edhe nga Izraeli, pas futjes së linjës direkt Tel Aviv-Tiranë


Ky vit ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të turistëve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë. Vetëm gjatë gushtit shifrat kanë treguar se numri i turistëve ishte 27% më shumë se gjatë gushtit të 2017. Treguesi më i rëndësishëm janë shifrat e shtatorit, 31% turistë më shumë se vjet.

“Ne këtë vit presim që të jenë mbi 6 milionë krahasuar me një vit më parë me 5.1 milionë shënojnë një rritje shumë më të madhe. Dhe vitin tjetër padyshim në qoftë se vazhdojmë përpjekjet tona do të shkojmë në 7 milionë mbase 7.1 apo 7.2 milionë turistë”- tha ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi.

Një numër i madh turistësh këtë vit ishin edhe nga Izraeli, pas futjes së linjës direkt Tel Aviv-Tiranë, ku operonte linja ajrore Israir dhe ajo shqiptare, Alabawings. (Në foto ministri Klosi me turistë izraelitë në aeroportin e Rinasit, Tiranë).

Turizmi 2018, përveç suksesit, shton edhe përgjegjësitë për të rritur kapacitetet sasiore dhe cilësore akomoduese që të presë numrin e madh të turistëve.Këtë deklaratë ministri Klosi e bëri gjatë analizës së sezonit turistik në Durrës, nga ku tha se ky qark i ka të gjitha komponentët e asaj që duhet bërë për turizmin në Shqipëri, nisur nga porti, kapacitetet akomoduese, agroturizmi deri tek malet dhe rrethi Krujës. Ministri Klosi tha se është rritur me 15% numrit i turistëve të huaj që futen në portin e Durrësit, çka do të thotë se të huajt janë gjithmonë e më pranë Shqipërisë.

Këto rezultate pozitive, sipas tij, tregojnë se ka ardhur koha që të ngrihet komuniteti i turizmit, me njerëz që e kanë biznes 12 mujor turizmin. Gjithashtu është një factor që tregon se është koha e duhur që të merren të gjitha masat për vitin e ardhshëm, plazhet të kenë roje bregdetare, shërbime cilësore dhe të sigurta, sinjalistikë në plazhe dhe ushqime të kontrolluara, pse jo të këtë edhe një “konkurrim” mes destinacioneve turistike të vendit.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023