Elseid Hysaj: Besoj në fitore ndaj Izraelit

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ditën e diel sfidën në Ligën e Kombeve përballë Izraelit.


Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë ditën e diel për të luajtur sfidën në Ligën e Kombeve përballë skuadrës së Izraelit.

Për këtë takim ka folur edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili është shprehur se nuk duhet të ndodhë si me Jordaninë (miqësore, 0-0).

“Të dielën, të gjithë duhet dhe do të japim maksimumin tonë, të luajmë mirë dhe të gjejmë rrugën e fitores për të vijuar më tej. Besoj shumë se ndaj Izraelit mund t’ia dalim”, tha Hysaj.

Ai shton se të gjithë lojtarët janë të gatshëm të japin maksimumin, ndërsa sfidën me Izraelin nuk e sheh të pakapërcyeshme.

“Të njëjtët lojtarë jemi nga skuadra që fitoi në Izrael dhe ndryshime nuk ka shumë, dhe besoj se jemi gati për të luajtur ndeshjen. Po mendojmë maksimalisht sfidën e së dielës dhe bashkërisht kemi të gjitha mundësitë t’ia dalim”, shtoi shkodrani.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023