Aliza Bloch, kryebashkiakja e parë femër në Beit Shemesh
Ajo mposhti ultra-ortodoksin Moshe Abutbul, i cili qeveriste prej dy mandatesh, nga 2008
Sfiduesja Aliza Bloch mposhti Moshe Abutbul si kryebashkiak i qytetit Beit Shemeshit, me një diferencë të vogël në zgjedhjet lokale të 30 nëntorit në Izrael, të cilat zhvillohen një herë në pesë vjet.
Edhe pse u konsiderua si jo favorite në qytetin prej 80 mijë banorësh ku prej dy mandatesh qeveriste ultra-ortodksin Abtul, ajo fitoi me një diferencë prej 535 votash në përfundim të numërimit të votave, shkruan “The Times of Israel”.
Abutbul, vetë ultra-ortodoks dhe një anëtar i partisë Shas, ka shërbyer si kryetar i bashkisë që nga viti 2008. Në vitin 2013, ai fitoi ndaj sekularit Eli Cohen me më pak se 1,000 vota, në një garë më vonë të kontestuar mbi pretendimet e parregullsive në kutinë e votimit.
Femra e parë që ndonjëherë kandidon për kryebashkiak të qytetit Beit Shemesh dhe që për më tepër e fiton atë, Bloch është pjesë e një vale femrash që udhëheqin qytetet për herë të parë, përfshirë Einat Kalisch Rotem të Haifës, e cila u bë kryebashkiakja e parë e një qyteti të madh në zgjedhjet lokale.
/Izraeli Sot/