
Izrael-Shqipëri, bashkëpunim i shumanshëm në fushën akademike
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, u takua në përfaqësues të Achva Academic College

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, u takua në rezidencën e ambasadës në Tel Aviv me përfaqësues të Achva Academic College, në kuadër të bashkëpunimit në fushën akademike midis Shqipërisë dhe Izraelit.
“Me përfaqësuesit e Achva Academic College, për vendosjen e lidhjeve të bashkëpunimit në fushën akademike për Universitetet Shqiptare dhe Institucionet e Arsimit izraelit, të cilat kanë fituar një emër ndërkombëtar të mirënjohur për startapet dhe Inovacionin në shkencë, bujqësi dhe shoqëri”, shkruan ambasada në faqen e saj zyrtare në Facebook.