Rivlin takon Papën: Të forcohet lidhja Izrael-Selia e Shenjtë
Presidenti i Izraelit, Reuven Rivilin nisi një vizitë zyrtare në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.
Presidenti i Izraelit nisi një vizitë zyrtare në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.
Sot, ai u prit në një audiencë të veçantë nga Papa Françesku në Pallatin Papal në Vatikan.
“Jam i gëzuar që jam një mysafir këtu në Vatikan, një vend historik me rëndësi të madhe për krishterimin. Lidhja midis Shtetit të Izraelit dhe Selisë së Shenjtë është me vlerë të madhe për të dy shtetet dhe shpresoj se mund të forcohet dhe thellohet. Shumë faleminderit për mikpritjen e ngrohtë!”, shkruan Presidenti i Izraelit në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Presidenti Rivlin falënderoi Papën për mbështetjen e tij në luftën kundër anti-semitizmit në emër të gjithë botës hebraike.
Të premten, presidenti izraelit do të takohet gjithashtu me Kryeministrin italian Giuseppe Conte dhe Presidentin italian.