Promovohet libri “Jeta ime nën pushtimin nazist” i Skënder Asani

Me rastin e 27 janarit, ditës së Holokaustit, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër u promovua libri “Jeta ime nën pushtimin nazist”, kushtuar gruas hebreje Mimi Kamhi Ergas Faraxhi.



Me rastin e 27 janarit, ditës së Holokaustit, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër u promovua libri “Jeta ime nën pushtimin nazist”, kushtuar gruas hebreje Mimi Kamhi Ergas Faraxhi. Libri i autorit Skënder Asani, është përkthyer në shqip, maqedonisht dhe anglisht, dhe flet për kujtimet e një familje hebre, e cila në kohën e luftës është ndihmuar dhe strehuar nga një familje shkodrane.

Në promovimin e librit mori pjesë edhe vajza e Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, e pagëzuar me emrin Drita si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Ministri Bushati u shpreh gjatë promovimit se, nëpërmjet përkujtimit të Holokaustit nuk tregojmë thjesht respekt për viktimat apo të mbijetuarit, por orientojmë edhe brezin e ri drejt sfidave të së ardhmes.

Për ministrin Bushati është shumë e rëndësishme të vijohet me nismën e përmirësimit të teksteve shkollore, në mënyrë që histori të tilla, si ajo e familjes izraelite Faraxhi, të tregohen më shumë, duke krijuar një kujtesë solide, të kthyer në program edukimi për brezat e rinj.

Ndërsa ambasadori i Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin u shpreh se “duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të luftuar intolerancën, kudo dhe sidoqë ajo shfaqet”.

Gjatë luftës së dytë botërore në Shqipëri u strehuan me qindra familje hebreje. Ato gjetën strehë në familjet e shqiptarëve, të cilët i fshehën dhe mbrojtën nga persekutimi dhe vrasjet nga ana e ushtrisë gjermane.

Më 27 Janar 1945 u çlirua kampi i përqendrimit të Auschwiz-it duke i dhënë fund një akti tragjik dhe të shëmtuar në historinë botërore: Holokaustit, gjatë të cilit u shfarosën në mënyrë sistematike 6 milionë hebrenj./VOA/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023