Edhe Izraeli e njeh president Guaidon: Faleminderit Netanyahu!
Juan Guidado është njohur president interim i Venezuelës edhe nga SHBA-të, Kanadaja, Shqipëria dhe Kosova
Presidenti interim i Venezuelës, Juan Guaido, falënderoi Benjamin Netanyahun pas njohjes që i bëri kryeministri i Izraelit, përmes një mesazhi video.
Duke iu referuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit që u përkujtua të dielën, dita kur Netanjahu njoftoi njohjen e Guaidos, politikani venezuelian shkroi në Twitter:
“Kampi i përqendrimit në Auschwitz u çlirua 74 vjet më parë dhe sot, ashtu siç po lufton edhe vendi ynë për lirinë e tij, falënderojmë Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu për njohjen dhe mbështetjen”.
Hace 74 años se liberó el campo de concentración de #Auschwitz y hoy justamente cuando nuestro país lleva también una lucha por su la libertad, agradecemos el reconocimiento y apoyo al Primer Ministro de Israel Benjamín Netanyahu @netanyahu https://t.co/IPCEylODB9
— Juan Guaidó (@jguaido) January 27, 2019
Të dielën, Netanyahu gjatë videodeklaratës së tij, tha se “Izraeli bashkohet me Shtetet e Bashkuara, Kanada, shumica e vendeve të Amerikës Latine dhe vendet në Evropë në njohjen e udhëheqjes së re në Venezuelë”.
Në Venezuelë jetojnë aktualisht rreth 6 mijë hebrenj, të cilët në të kaluarën kanë qenë objekt i disa incidenteve antisemite.
Në vitin 1999 jetonin rreth 25 mijë, por një pjesë e madhe u larguan nga vendin për shkak të politikave të ish-presidenti Hugo Chavez, i cili njihej si antisemitist.