Ekspertizë izraelite për pyjet dhe mjedisin në Shqipëri
Ambasadori i Shqipërisë, Bardhyl Canaj, pati një takim të suksesshëm me Shefin e Pylltarisë të Izraelit, David Brand
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, pati një takim të suksesshëm me Shefin e Pyjeve të Keren Kayemeth LeIsrael-Jewish National Fund, David Brand, me të cilin diskutoi për të sjellë ekspertizën izraelite në projektet në Mjedis dhe Pyje që do të implementohen në Shqipëri
“Në ‘zemër’ të KKL-JNF Israel Jewish National Fund me Shefin e Pylltarisë, David Brand dhe Asaf Karavani, për të sjellë më afër projektet dhe ekspertizën izraelite në projektet në Mjedis dhe Pyje që do të implementohen në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Twitter.
At the very “heart” of KKL-JNF Israel Jewish National Fund ?https://t.co/09LWfZuSKR with Chief Forester David Brand and Asaf Karavani ?bringing closer projects and Israeli expertise in Environment and Forestry projects to be implemented in Albania ??. pic.twitter.com/amURWCZK3j
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) January 31, 2019